Këshilltari i Thaçit: Me t’u ngjitë Haki Abazi, si me t’u ngjitë zgjebja

Këshilltari i Thaçit: Me t’u ngjitë Haki Abazi, si me t’u ngjitë zgjebja

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj akuzave të ish-zëvendëskryeministrit, Haki Abazi i cili tha se presidenti Thaçi po punon për ndarjen e Kosovës. Behramaj në Facebook është tallur me Abazin, duke thënë se ‘Me t’u ngjitë Haki Abazi është si me t’u ngjitë zgjebja’. “Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta […]

Behramaj në Facebook është tallur me Abazin, duke thënë se ‘Me t’u ngjitë Haki Abazi është si me t’u ngjitë zgjebja’.

“Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.”, ka shkruar tutje.

Shkrimi i plotë i Behramajt:

Me t’u ngjitë Haki Abazi është gati si me t’u ngjitë zgjebja. Pareshtur flet për ndarje, por si parazit i jashtëm nuk të ndahet dot pa e trajtuar. Ekziston një fatmirësi dhe një fatkeqësi në këtë mes. Efekti i llomotitjes së tashme të tij është i njëjtë me efektin e zgjebes dhe ka vetëm kruajtje dhe skuqje, që fatmirësisht lehtësisht kurohen. Fatkeqësia është që shqiptarët gjithandej Kosovës dhe rajonit deri më tani ishin viktima të shqetësimeve publike për ndarje, që këta i kanë ngrehur me retorikën e tyre politike. Nëse nuk keni harruar janë pikërisht këta që dikur thirreshin në bashkimin e gjithë shqiptarëve. Ndërsa, tash kur shqiptarët u qetësuan dhe e kuptuan që vetëm bashkim mund të ketë – jo ndarje, risi na qenka përpjekja e tyre për t’i shqetësuar popujt e tjerë, duke e trumbetuar edhe shpërbërjen e Bosnje dhe Hercegovinës.

Për Hakiun dhe kolegët e tij që dikur thirreshin në bashkimin kombëtar, nëse Lugina e Preshevës do bashkohej me Kosovën, nuk është për t’u çuditur më edhe sikur të shqetësoheshin për ndarjen e Serbisë!.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?