Këshilltari i Kurtit fyen personalitetin e Avdullah Hotit derisa pretendon që ai do ta zhdukë Kosovën në dialog

Këshilltari i Kurtit fyen personalitetin e Avdullah Hotit derisa pretendon që ai do ta zhdukë Kosovën në dialog

Duket se anëtarët e Vetëvendosjes nuk kanë arritur ende që ta tejkalojnë ndjenjën e keqe që iu lanë kritikat e ashpra të Avdullah Hotit në Kuvendin e Kosovës më 25 mars. Kjo pasi këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, e ka fyer madje edhe personalitetin e tij.  Ai e ka cilësuar personalitetin e Hotit […]

Ai e ka cilësuar personalitetin e Hotit si “të brishtë”, ndërsa kryeministrin në ardhje e ka quajtur “kopje të keqe të shefit të vet” duke pasur për referencë kryetarin e LDK-së, z.Isa Mustafa.

Po ashtu, z.Hoxha ka komentuar reagimin e djeshëm të Hotit ndaj vendosjes së një reciprociteti shtesë nga ana e Qeverisë Kurti, kur deklaroi se “do ta hiqte menjëherë”, përcjell Periskopi.

Sipas Hoxhës, kjo nënkupton zhdukjen e Kosovës nga tavolina e bisedimeve.

“Ai thotë se dialogu Kosovë-Serbi lehtësohet nëse nuk është Kosova. Duhet fshirë reciprociteti. Kjo natyrisht është forma e mosekzistencës dhe jo dialogut.” – shkruan z.Hoxha.

Duket se këshilltari i kryeministrit ka harruar se Kosova ka ‘zhdukur’ veten nga dialogu me Serbinë edhe gjatë periudhës së Qeverisë Kurti. Fillimisht Kurti kishte përdorur taksën 100% të vendosur nga Haradinaj për t’i ikur dialogut, e më pas edhe reciprocitetin.

Qëndrimet e Kurtit janë sulmuar nga të gjithë miqtë e Kosovës, pa përjashtimisht.

Statusi i plotë i Hoxhës: 

Avdullah Hoti e ka formulën e lehtësimit të dialogut. Ai thotë se dialogu Kosovë-Serbi lehtësohet nëse nuk është Kosova. Duhet fshirë reciprociteti. Kjo natyrisht është formula e mosekzistencës dhe jo dialogut.

Sipas Dullës, dialogu është i përshtatshëm kur Kosova i thotë Serbisë: A më njeh nëse s’më sheh? Dulla po na parapërgatit se dialogu është i afërt dhe se Kosova nuk ka asnjë pretendim. Me këtë farë kryeministri, me personalitetin e tij të brishtë, kopje e keqe e shefit të vet, nuk është se presim që të jetë dialog, por thjesht monolog i Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?