Kancelari austriak, Kurz: Roli i ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është pozitiv

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka komentuar rolin e SHBA’ve karshi dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se këtë e sheh si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Kurz, shpreson që në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, të mund të […]
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka komentuar rolin e SHBA’ve karshi dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se këtë e sheh si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Kurz, shpreson që në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, të mund të arrihen marrëveshje gjithëpërfshirëse, që po ashtu është një parakusht për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për Telegrafin, kancelari Kurz, theksoi se roli i shtuar i SHBA’ve, si plotësim i angazhimeve shumëvjeçare të BE-së, sigurisht që është pozitiv.
Ai angazhimin e SHBA-ve në këtë proces e sheh si një kontribut pozitiv për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit, i cili po i mban peng të dy shtetet për kaq shumë kohë. Duke folur për liberalizimin e vizave, ai tha se meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave, dhe për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj.
“Meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave. Për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj. Ndërkohë, në nivel evropian po zhvillohen biseda edhe më tutje lidhur me këtë çështje”, është shprehur Kurz.
Sa i përket asaj se si i shpjegon bisedimet e disa udhëheqësve nga rajoni, lidhur me propozimin për ndryshim të kufinjëve në mes Kosovës e Serbisë, kancelari Kurz mes tjerash tha në intervistë se “Qasja jonë ka qenë gjithnjë pragmatike.
Nëse të dy palët mund të pajtohen, nuk mund të jemi ne ata që i pengojmë palët të ulen në një tryezë dhe të ngrisin të gjitha çështjet, të cilët ata i konsiderojnë të rëndësishme”.
Në intervistë, kancelari Kurz ka folur edhe për bashkëpunimin me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, pasi siç tha ai Ballkani Perëndimor është rajon i rëndësishëm për Austrinë dhe ne mbështesim perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Shpresoj që Kosova do të vazhdoj të zbatoj të gjitha reformat e nevojshme në të gjitha fushat, në veçanti në sundimin e ligjit, i cili është i një rëndësie të veçantë për një zhvillim të mëtejmë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Austrisë”, tha mes tjerash në intervistë kancelari Kurz.












