Ish shefin e diplomacisë, Glauk Konjufcën, VV-ja e qet ‘te dera’ në takim me Lajçakun

Ish shefin e diplomacisë, Glauk Konjufcën, VV-ja e qet ‘te dera’ në takim me Lajçakun

Ish shefi i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca, mund të ketë qenë shef i diplomacisë para më pak se një muaji, por në takimin e fundit me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog është ulur vetëm në pas Fitore Pacollit dhe Besnik Bislimit.  Në diplomaci, çdo gjë ka rëndësi. E nëse e marrim për […]

Në diplomaci, çdo gjë ka rëndësi. E nëse e marrim për të mirëqenë një konstatim të tillë, atëherë pozicioni ku është ulur Glauk Konjufca në takim me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, na bën të ndërtojmë fjali me pikëpyetje në fund për rëndësinë e tij në partinë ku bën pjesë.

Konjufca – edhe pse për shkak të pozicionit qeveritar (ministër i Punëve të Jashtme) që kishte do të duhej të ulej në takim me Lajçakun ndoshta edhe para kryetarit Albin Kurti – ai u vendos në fund të tavolinës, në karrigen që ndodhej më së afërti derës, shkruan Periskopi.

Kryetari Kurti ka marrë ulësen në krye të vendit, dhe krah të cilit si personat dytësorë të rëndësishëm qëndronin Fitore Pacolli me Besnik Bislimin (ish ministër i Financave).

Konjufca ka mohuar çdo raportim mbi prishje të raporteve të tij me kryetarin Albin Kurti pas deklarimeve se do ta shkarkonte menjëherë Shkëlzen Gashin (ish këshilltar i Kurtit) për fjalët e tij për UÇK-në dhe Dick Martyn. Po ashtu, ai kishte kontestuar edhe deklarimin e Kurtit në lidhje me presionin amerikan që çoi në rrëzimin e qeverisë së tij.

Për më tepër, Konjufca nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje të Lëvizjes Vetëvendosje në fillim të muajit të kaluar ndërkohë që kishte heshtur për një periudhë 20 ditore pas intervistës së dhënë për Gashin dhe presionin amerikan.

Por, sipas njeriut të dytë më të votuar në Vetëvendosje, këto kanë qenë thjesht raportime tendencioze të mediave dhe se marrëdhënia e tij me Kurtin është e shkëlqyer. /Periskopi 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?