Isa Mustafa kujton Nekibe Kelmendin, e quan zonjë heroinë të LDK-së

Isa Mustafa kujton Nekibe Kelmendin, e quan zonjë heroinë të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton nënkryetaren e LDK-së, veprimtaren Nekibe Kelmendi, në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta. “Sot kujtojmë veprimtaren dhe intelektualen e shquar, gruan heroinë, zonjën e madhe të LDK-së dhe Kosovës, Nekibe Kelmendin, e cila gjithë angazhimin e saj jetësor ia kushtoi shtet-formimit të Kosovës. Ajo ishte veprimtare dhe shtyllë e […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton nënkryetaren e LDK-së, veprimtaren Nekibe Kelmendi, në nëntë vjetorin e ndarjes nga jeta.

“Sot kujtojmë veprimtaren dhe intelektualen e shquar, gruan heroinë, zonjën e madhe të LDK-së dhe Kosovës, Nekibe Kelmendin, e cila gjithë angazhimin e saj jetësor ia kushtoi shtet-formimit të Kosovës.

Ajo ishte veprimtare dhe shtyllë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, luftëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe stratege e ndërtimit të shtetit të së drejtës.

Nekibja nuk u dorëzua në asnjë moment pavarësisht plagëve të rënda të marra prej humbjes së më të dashurëve të saj, bashkëshortit dhe dy djemve. Bajram Kelmendi dhe dy djemtë ishin motiv për punën e saj, angazhimin dhe idealin e ndërtimit të një shteti të pavarur dhe demokratik.

Me personalitetin e saj të jashtëzakonshëm ajo arriti që dhimbjen e madhe që e kishte ta kthente në forcë dhe motiv për formimin dhe konsolidimin e vendit, të cilit ia kushtoi gjithë jetën.

Ajo ishte dhe mbetet ikonë e gruas shqiptare, që në momentet më të vështira gjeti urtësinë dhe guximin të mos e ndalte punën e saj deri në sakrificat më sublime.

Emri i Nekibet Kelmendit, ministres së Drejtësisë mbetet i paharruar dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Bashkë me Nekiben përkujtojmë të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që përkundër rezistencës, dhimbjes dhe sfidave që kishin në jetën e tyre nuk u ndalën së punuari për shtetndërtimin tonë”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?