Importuesit e mallrave nga Shqipëria në protestë ndaj Kurtit: Të pakënaqur me vendimin

Importuesit e mallrave nga Shqipëria në protestë ndaj Kurtit: Të pakënaqur me vendimin

Duket se çdo vendim i Qeverisë Kurti po kontestohet ashpër nga grupe të ndryshme qytetarësh. Kësaj here, është vendimi i tyre për dezinfektimin e automjeteve që duhet t’iu nënshtrohen edhe importuesit e mallrave nga Shqipëria. Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë. Importuesit e mallrave nga Shqipëria kanë paralajmëruar protestë për sot në orën 12:00, në […]

Duket se çdo vendim i Qeverisë Kurti po kontestohet ashpër nga grupe të ndryshme qytetarësh. Kësaj here, është vendimi i tyre për dezinfektimin e automjeteve që duhet t’iu nënshtrohen edhe importuesit e mallrave nga Shqipëria. Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë.

Importuesit e mallrave nga Shqipëria kanë paralajmëruar protestë për sot në orën 12:00, në pikën kufitare të Vërmicës, pasi po vlerësojnë se dezinfektimi i automjeteve që duhet t’iu nënshtrohen me rastin e hyrjes në Kosovë, është jo i domosdoshëm dhe i lartë. Sipas tyre, nëse kjo duhet të bëhet, atëherë koston duhet ta bartë Qeveria.

Në njoftim thuhet se dezinfektimi duhet të kryhet pas çdo hyrje në territorin e Kosovës.

“Ne grupi i importuesve të mallrave nga Shqipëria jemi të detyruar të protestojmë lidhur me ngarkesën financiare që na bëhet për të ashtuquajturin dezinfektim të automjeteve në hyrje të kufirit doganor në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, Vermicë (nga ana e Kosovës), që është çmim prej 22.5 Eur/ për 1 maune për një kalim. Protesta do të fillojë në ora 12:00 duke i parkuar të gjitha maunet, dhe duke e shprehur pakënaqësinë tonë lidhur me këto masa që na ngarkojnë me kosto të re të papërballueshme për afarizmin tone. Nëse është i domosdoshëm kontrolli për shkak të aspektit të mbrojtjes shëndetësore dhe rreziqet lidhur me Covid-19, ne mendojmë që atë kosto duhet ta bartë shteti (Qeveria). Ne shpresojmë që kërkesa jonë do të hasë në mirëkuptim pasi që, ne jemi të lodhur nga mospuna që ka ndodhur dy muajt e fundit duke na sjell mjaft humbje”, thuhet në një deklaratë të importuesve të mallrave nga Shqipëria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?