IKShPK-ja heq dorë nga fjalëzimi i numrave të rasteve me Covid-19, dëgjon qytetarët

Është bërë tashmë e zakonshme që çdo natë IKSHPK të dalë me njoftimin e fundit, për numrin e të infektuarve, të shëruarve nga koronavirusi që kur është shfaqur pandemia në Kosovë. Përveç lavdatave për raportimin e saktë dhe të shpejtë, një koment gjatë ditëve të fundit në faqen e IKSHPK’së është bërë viral. Komenti kishte […]
Përveç lavdatave për raportimin e saktë dhe të shpejtë, një koment gjatë ditëve të fundit në faqen e IKSHPK’së është bërë viral.
Komenti kishte të bënte me mënyrën e publikimit të shifrave, ku Instituti përkujdesej që me anë të shkronjave të tregonte për rastet.

Ishte ky koment që bëri IKSHPK’në të ndryshonte mënyrën e raportimit, ku tani në njoftimin e fundit ata dolën me numra për të infektuarit, në vend të shkrimit që e praktikonin më herët.












