Hoxha i PDK’së: Xhelal Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues zëri në institucione, Prokuroria duhet të veprojë

Hoxha i PDK’së: Xhelal Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues zëri në institucione, Prokuroria duhet të veprojë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka denoncuar publikisht ish ministrin e Vetëvendosjes Xhelal Sveçla për vendosjen e pajisjeve përgjuese në institucionet e vendit, duke cenuar privatësinë e punonjësve publik. Hoxha ka shkruar në faqen e tij në Facebook se krahas marrjes së të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës në PTK, Xhelal […]

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka denoncuar publikisht ish ministrin e Vetëvendosjes Xhelal Sveçla për vendosjen e pajisjeve përgjuese në institucionet e vendit, duke cenuar privatësinë e punonjësve publik.

Hoxha ka shkruar në faqen e tij në Facebook se
krahas marrjes së të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës në PTK, Xhelal Sveçla ka vendosur ilegalisht kamera që regjistrojnë zërin e punonjësve në institucione.

Ai ka ftuar urgjentisht ndërhyrjen e Prokurorisë që të merret me këtë rast.

Dekkarata e plotë e deputetit Sejdi Hoxha:

Ende pa kaluar 24 orë nga dorëzimi i detyrave të ish qeverisë Kurti, po dalin në sipërfaqe abuzimet dhe skandalet e pista.

Sot po konfirmohen pretendimet e ngritura nga PDK-ja për veprimet skandaloze të Albin Kurtit, Haki Abazit dhe Xhelal Sveçlës për të vjedhur të dhënat e qyetarëve dhe cënuar privatësinë e tyre duke hyrë ilegalisht para disa javësh në dhomën e përgjimeve në PTK.

Ky grup, sikur të mos mjaftohej me këtë abuzim, ka vazhduar me keqpërdorime të tjera të cilat cenojnë rëndë jetën private dhe liritë e qytetareve të Kosovës. Duke ditur rolin dhe rëndësinë qe ka Ministria e Punëve të Brendshme, ish Ministri Sveçla ka instaluar kamera te sigurisë te cilat regjistrojnë pamjet dhe zërin brenda dhe jashtë objekteve zyrtare.

Në institucionet e tjera publike, kamerat e vendosura regjistrojnë vetëm pamjen por jo edhe zërin, ish Ministri Sveçla per qëllime të Partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, duke e keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka vendosur kundërligjshëm këto pajisje.

Ky veprim kriminal dhe i rrezikshëm ka për qëllim të frikësoj dhe të shantazhoj secilin punonjës, familje e qytetarë të Kosovës për qëllime të ulëta politike.

Ftoj të gjitha organet ligjore, në veçanti policinë dhe prokurorinë, që menjëherë ti nisin hetimet për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme të cilat parandalojnë keqpërdorimin e privatësisë së punonjësve dhe të parandalojnë çfarëdo shantazhi e keqpërdorimi të mundshëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?