Hoti me zjarr sulmon Vetëvendosjen: Denoncon kulturën e linçimit dhe prishjen me ShBA-të

Avdullah Hoti ka paraqitur ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në pritje që të marrë votat për kryeministër të ri të Kosovës. Fillimisht, Hoti është treguar i kujdesshëm që të falenderonte të gjithë qytetarët e angazhuar gjatë periudhës së pandemisë për të ndihmuar vendin si dhe ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve. […]
Fillimisht, Hoti është treguar i kujdesshëm që të falenderonte të gjithë qytetarët e angazhuar gjatë periudhës së pandemisë për të ndihmuar vendin si dhe ka ngushëlluar familjarët e të vdekurve.
“Besimi (për mua) ishte një akt i guximshëm e me vetëdije të lartë. Prandaj, i falenderoj deputetët e partive të tjera.” – ka thënë ndër tjerash z.Hoti, përcjell Periskopi.
“E them me krenari se si shoqëri treguam forcë që të reagonim me fisnikëri ndaj pandemisë.” – shtoi ai, duke cituar edhe një thënie të Nënës Terezë.
Ai ka thënë se është obiligim për të gjithë deputetët që t’i japin demokracisë një “çlirim të ri”.
Z.Hoti denoncoi kulturën e linçimit të njerëzve që mendonin ndryshe nga ana e kryeministrit të deritashëm Kurti dhe partisë së tij Vetëvendosjes.
Po ashtu, Hoti kundërshtoi konfliktet që kishte hapur Kurti me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës. /Periskopi












