Hoti ambasadorëve të BE’së: Në dialog nuk e negociojmë territorin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, para të cilëve ka shpalosur platformën për Dialogun. Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Hoti ka biseduar me ambasadorët e BE’së për pandeminë, duke i njoftuar edhe me masat e reja të […]
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Hoti ka biseduar me ambasadorët e BE’së për pandeminë, duke i njoftuar edhe me masat e reja të cilat i ka marrë Qeveria.
“Me këtë rast, kryeministri Hoti i falënderoi ambasadorët e Bashkimit Evropian për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës vendet e BE-së për menaxhimin e pandemisë Covid 19, si dhe i njoftoi ata për masat që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës në rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e shkaktuara si pasojë e kësaj pandemie”, thuhet në njoftim.
Tutje, në komunikatë thuhet se Hoti ka theksuar, derisa ka shpalosur platformën për dialog, se integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm.












