Haziri: Me ne s’ka shkëmbim territori me Serbinë, Kurti bëri gabime kapitale dhe instaloi idenë e dy LDK-ve

Haziri: Me ne s’ka shkëmbim territori me Serbinë, Kurti bëri gabime kapitale dhe instaloi idenë e dy LDK-ve

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të LDK-së, Lufti Haziri thotë se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie nga partia e dalë e dytë në zgjedhje, është një precedent i ri në Kosovë duke theksuar se moralisht LDK ndodhet në një situatë të vështirë. Nënkryetari […]

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe një nga figurat kryesore të LDK-së, Lufti Haziri thotë se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë formimit të një qeverie nga partia e dalë e dytë në zgjedhje, është një precedent i ri në Kosovë duke theksuar se moralisht LDK ndodhet në një situatë të vështirë.

Nënkryetari i LDK-së gjatë intervistës për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania tha se, VV ka treguar se nuk di të menaxhojë sukseset dhe kjo ishte një nga arsyet pse dështoi koalicioni.

“Mosarritja me menaxhu suksesin, është problem kronik i Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe në vitin 2017 doli parti e parë karshi koalicioneve të mëdha, por nuk arriti me menaxhu suksesin e brendshëm dhe tani nuk arriti në koalicionin me LDK, me menaxhu suksesin e kombit opozitar për më shumë se 52 ditë për shkak të gabimeve kapitale, ku z. Kurti nuk arriti me i koordinu në dy rrafshe, në rrafshin e jashtëm me partnerët kryesore, siç janë SHBA dhe në rrafshin e brendshëm në zbatim të politikave me LDK”, u shpreh kryekomunari i Gjilanit.

Sipas tij për të arritur në pushtet janë dy rrugë, zgjedhjet dhe negociatat politike në tryezë dhe në këtë pikë Haziri shtoi se, përgjegjësia nuk bie mbi LDK, por mbi VV pasi ka dështuar të formojë koalicion të ri.

“Nuk bie përgjegjësia mbi LDK, z. Kurti ka pasur tri oferta nga Presidenti me ndërtu shumicën e dytë parlamentare por ka refuzuar sepse nuk ka partnerë politik. Por, moralisht është e vështirë, është jashtëzakonisht e vështirë është sfiduese, karshi axhendës politike dhe karshi politikës së brendshme”, ka nënvizuar Haziri.

Pavarësisht se qeveria e re në votimin që iu bë në Parlament mori vetëm 61 vota, sipas tij koalicioni ka 67 deputetë. Haziri tha se ky numër votash nuk pengon miratimin e ligjeve, por problem do të jetë ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare siç pritet në javët e ardhshme që të ketë me Serbinë, pasi kërkohen 2/3 në Parlament. Ai thotë se qeveria “Hoti” do ta ketë shumë të vështirë përballë VV dhe PDK, duke e cilësuar “opozitë të pamëshirshme”.

Por, ai tha se, vlerëson politikisht që z. Kurti po ndryshon metodën por jo qëllimin politik, duke e përshtatur atë me kulturën e qytetarëve të Kosovës të cilët nuk janë për protesta, të cilat mund të degjenerojnë në dhunë si dhe duke pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me qëndrimin e Vjosa Osmanit kundër formimit të qeverisë së re dhe mospjesëmarrjen në seancë për votimin e qeverisë “Hoti”, Haziri tha se, Vjosa duhet të vazhdojë të mbajë detyrën e Kryetarit të Kuvendit dhe duhet të vazhdojë të jetë nënkryetare e LDK.

“Në kulturën tonë politike, ne nuk kemi filozofi të eliminimeve të përjashtimit apo largimit. Por, duhet të kemi koordinim mes vetes dhe nuk duhet me leju me pas perceptimin e pasqyrës, ku kemi dy pamje por që në fakt është e njëjta. Duhet të kemi një LDK”, theksoi Haziri duke nënkuptuar se do të votojë kundër një përjashtimi të mundshëm.

Nënkryetari i LDK-së tha më tej, se para nisjes së dialogut me Serbinë do të hiqen të gjitha masat e reciprocitetit, pasi nuk mund të ketë negociata me kushte. Ndërsa i pyetur nga gazetari, Franko Egro nëse LDK do të votojë një marrëveshje që përfshin shkëmbimin e territoreve, ai u përgjigj: “Parimi i territoritetit, kushtetutshmëria dhe sovranitetit apo shkëmbimi i territoreve nuk pranohen për LDK-në dhe si të tilla janë tashmë të definuara dhe politikisht dhe në platformën e qeverisë për bisedimet me Serbinë”, tha Haziri.

Ai parashikon negociata të vështirë duke thënë se, bëhet fjalë një 110 vite luftë mes Serbisë dhe Kosovës, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar formati i negociatave duke shtuar se, LDK kërkon që bisedimet të udhëhiqen nga qeveria dhe jo nga Presidenti siç ka ndodhur deri tani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?