HANDIKOS kritikon trotuaret e Shpend Ahmetit: Mos bëni punë “sa për sy e faqe”

Organizata Handikos që merret me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara ka kritikuar punën e komunës që drejtohet nga Shpend Ahmeti për ndërtim trotuaresh të cilat nuk janë mjaftueshëm të përshtatshme për këta persona. Imagjinoni sikur trotuaret e rrugët e qytetit tuaj në të cilat ecnit të ishin të papërshtatshme që ju të […]
Imagjinoni sikur trotuaret e rrugët e qytetit tuaj në të cilat ecnit të ishin të papërshtatshme që ju të lëviznit me lehtësi nëpër to. Ky është problemi me të cilin po përballen personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë.
Handikos ka evidentuar disa prej shkeljeve të “Udhëzimit Administrativ 33/2007” që rregullon një çështje të tillë.
“Komuna e Prishtinës dhe kompanitë e kontraktuara mos të bëjnë punën sa ‘’për sy e faqe’’, por t’i përmbahen Udhëzimit Administrativ 33/2007 i cili rregullon qasjen standarde infratrukturore në Kosovë.” – shkruhet në reagimin e Handikos, përcjell Periskopi.
Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të vuajnë trajtimin e pabarabartë dhe stigmatizimin e madh nga shoqëria. Një numër i madh fëmijësh me aftësi të kufizuara vazhdojnë të mbeten jashtë sistemit shkollor të Kosovës.
Për më shumë nga çështja e trotuareve, shihni fotografitë mjaft shqetësuese më poshtë.












