Hamza-Nagavcit: Qysh s’rritet numri i rasteve në pandemi me mbajtë tubime, rritet shumë bile

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi deputetja e saj Arbërie Nagavci akuzoi Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës së pandemisë. Hamza u shpreh se rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemie, njofton Klan Kosova. ”Është rritë numri […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi deputetja e saj Arbërie Nagavci akuzoi Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të situatës së pandemisë.
Hamza u shpreh se rritja e numrit të rasteve me koronavirus, ka ndodhur për shkak se Vetëvendosje organizonte tubime në kohë pandemie, njofton Klan Kosova.
”Është rritë numri i rasteve”.
”Në pandemi me mbajt tubime – qysh s’rritet more. Rritet rritet edhe shumë bile”.
”Shumica e masave që janë të propozuara, janë masa për mbylljen e minusave që janë bërë si kohë e situatës së krijuar”.
”Herëdo kur ndodhë auditimi, ka me regjistru këto te gjetura”.












