Haki Abazi i qepon rëndë Qeverisë Hoti duke u larguar nga detyra e zv.kryeministrit

Haki Abazi ishte jo më pak se zv.kryeministër në Qeverinë Kurti. Dhe natyrisht, votimi i Qeverisë Hoti nuk i ka shkuar për shtat politikanit të ri të Vetëvendosjes, të cilit do t’i duhet të largohet nga kjo pozitë e rëndësishme. Ai ka deklaruar se janë vendosur “masa dhe institucione të dhunshme” sot, pas votimit nga […]
Ai ka deklaruar se janë vendosur “masa dhe institucione të dhunshme” sot, pas votimit nga deputetët e Kuvendit, megjithëse nuk dihet se për çka e ka fjalën kur përdorë termin “dhunë”.
Me plot mllef dhe nxitje të urrejtjes, ai ka sulmuar Lista Srpskan dhe presidentin Thaçi ndërkohë që kësaj here nuk është marrë me LDK-në, parti të cilën e kishte target të preferuar në të kaluarën, shkruan Periskopi.
“Demokracia nuk duron dredhje duarsh të deputetëve, as kërcënim, e as despot e as vota nga njerëz të akuzuar e të shantazhuar e me aktgjykime gjyqësore.” – thotë z.Abazi.
Nuk dihet nëse Abazi do ta lëshojë zyren e tij të zv.kryeministrit.
Statusi i plotë:
Masat dhe institucionet e dhunshme e antikushtetuese janë vendosur sot, por ama janë të përkohshme sepse ne jemi me qytetarët e qytetarët janë me ne, jemi bashkë dhe jemi më të fortë se kurrë.
Ndërsa këta janë me Lista Srpska dhe qeveri e kontrabanduar ilegale e Thaçit.
Demokracia nuk duron dredhje duarsh të deputetëve, as kërcënim, e as despot e as vota nga njerëz të akuzuar e të shantazhuar e me aktgjykime gjyqësore.
VETËVENDOSJE!












