Haki Abazi fyen Hotin pas ftesës: Kukull e pas mesit të natës

Pas ftesës së kryeministrit të vendit Avdullah Hoti drejtuar liderëve të partive politike me qëllim të bashkërendimit politik për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ish zëvendëskryeministri nga VV-ja Haki Abazi. Derisa ka lënë të nënkuptohet e subjekti i tij politik nuk do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së Hotit, Abazi ka shfrytëzuar rastin edhe ta fyejë atë. […]
Pas ftesës së kryeministrit të vendit Avdullah Hoti drejtuar liderëve të partive politike me qëllim të bashkërendimit politik për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ish zëvendëskryeministri nga VV-ja Haki Abazi.
Derisa ka lënë të nënkuptohet e subjekti i tij politik nuk do ti përgjigjet pozitivisht ftesës së Hotit, Abazi ka shfrytëzuar rastin edhe ta fyejë atë.
Ai e ka quajtur kryeministrin Hoti, kukull të lojërave të pasmesnatës.
„Duhet të jesh lider për të ftuar liderë, e jo kukull e lojërave të pasmesnatës!“, ka shkruar Abazi në Facebook-un e tij.
Kryeministri Hoti të mërkurën ka njoftuar se i ka nisur ftesa liderëve të të gjitha partive politike, për bashkërendim të qëndrimeve para takimit që do të mbahet në Washington më 27 qershor./Periskopi/












