Grenell: Lajm i madh, Kosova dhe Serbia takohen në Washington më 27 qershor

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes. “Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë […]
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.
“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell.












