Grenell – europarlamentares Von Cramon: Po ankoheni qe 20 vjet, por pse nuk ia hiqni vizat Kosovës?

Emisari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, po vazhdon t’i pyes zyrtarët evropianë, se përse nuk e kanë mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Para pak ditësh, ai i ka reaguar diplomatit gjerman Ëolfgnang Ischinger, duke ia bërë të njëjtën pyetje: se pse BE nuk ia liberalizon vizat Kosovës, […]
Emisari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, po vazhdon t’i pyes zyrtarët evropianë, se përse nuk e kanë mbajtur premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Para pak ditësh, ai i ka reaguar diplomatit gjerman Ëolfgnang Ischinger, duke ia bërë të njëjtën pyetje: se pse BE nuk ia liberalizon vizat Kosovës, megjithëse, sic shkroi Grenell, ‘ia ka premtuar ndër vite’.
Grenell së fundmi përmes një tëeeti i ka reaguar edhe europarlamentarës së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, duke i thënë ta bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.
Deputetja von Cramon-Taubadel tha se është interesante fakti që nuk ka rezultate të “marrëveshjeve” në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Interesante. Ku janë rezultatet nga “marrëveshjet” e kaluara? Nuk po gjej asgjë”, shkroi europarlamentarja.
Grenell i replikoi europarlamentares duke i thënë që BE duhet ta “bëj punën e saj” dhe t’ia heq vizat Kosovës.
“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: t’i heqni vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar që 20 vjet për të tjerët. Bëni pjesën tuaj!”, shkroi Grenell”.














