Gaxherri përgënjeshtron Vjosa Osmanin: Më herët donacionet e Serbisë ishin për serbët, jo për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka mbrojtur Qeverinë Kurti nga akuza se ka pranuar 1 mijë teste donacion nga ana e Serbisë. Vjosa Osmani deklaroi se Kosova kishte pranuar prej vitit 2016 donacione “dhjetëra-miliona” euro nga Serbia. Madje, ajo shkoi më larg duke thënë se “nuk e di pse është fshehur një gjë e tillë.” […]
Vjosa Osmani deklaroi se Kosova kishte pranuar prej vitit 2016 donacione “dhjetëra-miliona” euro nga Serbia. Madje, ajo shkoi më larg duke thënë se “nuk e di pse është fshehur një gjë e tillë.”
Në vitin 2016, kryeministër i Republikës së Kosovës ishte akademik Isa Mustafa, përcjell Periskopi.
Por, në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ashpër deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri.
Ajo sqaroi se këto donacione kishin qenë për komunitetin serb në Kosovë, dhe jo për Republikën e Kosovës.
Kujtojmë se partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Kurti se ka prishur imazhin e Kosovës përmes pranimit të atyre testeve duke e bërë Serbinë që të duket “humaniste”. /Periskopi












