Gashi: PDK’ja nuk i ka ndryshuar qëndrimet për dialogun, ftesa e Hotit shumë qesharake

Kujtim Gashi i PDK’së ka diskutuar për ftesën e Kryeministrit Hoti, që iu ka bërë partive tjera për të diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Periskopi. Gashi thotë se ftesa e tij përmes emisioneve del shumë qesharake dhe joserioze, andaj PDK’ja ka refuzuar takimin. “Sa i përket dialogut ka pasur qëndrimet e njëjta, gjithmonë […]
Gashi thotë se ftesa e tij përmes emisioneve del shumë qesharake dhe joserioze, andaj PDK’ja ka refuzuar takimin.
“Sa i përket dialogut ka pasur qëndrimet e njëjta, gjithmonë sa i përket ftesës që ka bërë Hoti është qesharake, joserioze, me qellim të një dështimi të një dakordimi, ne mendojmë që ftesat kanë qenë jo serioze, dhe për këtë ne kemi refuzuar, sepse ka ardhur nëpërmjet mediave. Po ta kishte për seriozisht, kryeministri do të organizonte takimet në mënyrë serioze, PDK i ka qëndrimet njëjta sa i përket dialogut”, tha Kujtim Gashi i PDK’së në Debat Plus/Periskopi












