Gashi i PDK’së i reagon ashpër Abrashit të VV’së: PDK nuk ka rënë, është ngritur, ju VV keni mashtruar popullin

Kujtim Gashi i PDK’së i ka reaguar Artan Abrashit të VV’së, ku ky i fundit ka hedhur akuza ndaj PDK’së duke thënë se u bënë bashkë të gjitha partitë pr të rrëzuar Kurtin, e që sipas Gashit PDK’ja nuk ishte pjesë e këtij puci. Gashi tha se qytetarët i kanë demaskuar qëndrimet e Kurtit, dhe […]
Gashi tha se qytetarët i kanë demaskuar qëndrimet e Kurtit, dhe nuk po besojnë as Hotit.
Në replikat ndërmjet këtyre dy akterëve, Gashi i reagoj, Abrashit duke i thënë se PDK’ja nuk ka rënë sa i përket radhitjes në zgjedhje, sipas Gashit VV’ja ka mashtruar, përcjell Periskopi
“E kemi sqaruar disa herë, PDK ka deklaruar se populli ka vendosur që partia jonë të jetë në opozitë, rrjedhja si ka shku qeveri Kurti e dimë, ne nuk kemi qenë nënshkrues të thirrjes së seancës, ne nuk kemi qenë pjesë e këtij puci siç thotë Artani, kemi votuar për rrëzim sepse e pamë se shkaktoi shumë dëme të mëdha për dy muaj. Qytetarët i kanë demaskuar qëndrimet e Kurtit, dhe nuk po besojnë as Hotit, sepse po shohim një vazhdimësi të asaj qeverie pa ndodnjë ndryshim. PDK nuk ka rëmë, është ngritur, ju VV keni mashtruar ”, tha Gashi në debat Plus/Periskopi












