Gashi i PDK-së: Qeveria e mashtrimit ia solli Kosovës 1 miliard humbje në ekonomi

Gashi i PDK-së: Qeveria e mashtrimit ia solli Kosovës 1 miliard humbje në ekonomi

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka reaguar lidhur me siç thotë ai, dështimet e qeverisë në ikje Kurti lidhur menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë. Madje ai ka thënë se dështoi të ndaj pakon ekonomike për sportin dhe kulturën. Ky është postimi i plotë i tij: Qeveria e mashtrimit, as pakon emergjente prej 170 milionë […]

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka reaguar lidhur me siç thotë ai, dështimet e qeverisë në ikje Kurti lidhur menaxhimin e pakos ekonomike gjatë pandemisë.

Madje ai ka thënë se dështoi të ndaj pakon ekonomike për sportin dhe kulturën.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qeveria e mashtrimit, as pakon emergjente prej 170 milionë euro nuk e realizoi. Deri më tani janë alokuar 65 milionë euro, ndërsa janë ekzekutuar 54 milionë euro, apo 32% e vlerës së planifikuar.

Kosova, si e tërë bota tash e një kohë ballafaqohet me luftën kundër pandemisë. Koalicioni i mashtrimit VV&LDK, injoroi pakon e propozuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, prej 320 milionë euro, e cila përmes ligjit kishte për qëllim të përcaktoj masa të përkohshme ekonomike dhe fiskale për të lehtësuar efektet e epidemisë së virusit COVID-19 në fushën e biznesit privat, skemave sociale, ndërmarrjeve publike të nivelit qëndror dhe lokal, komunat e Kosovës, familjet pa asnjë anëtar të familjes të punësuar, komunitetin jo shumicë në Republikën e Kosovës, sektorët publikë të cilët përballen me veprimtaritë e menaxhimit të situatave emergjente, ndërrmarjet eksportuese dhe themelimin e Fondit Emergjent për Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Edhe pse ekonomia e Kosovës kishte rritjen më të lartë në rajon në vitet e kaluara, e ku parashihej të rritej me mbi 4% në vitin 2020. Qeveria e mashtrimit, duke keqmenaxhuar, duke anashkaluar Kuvendin, duke vonuar realizimin e pakos emergjente shumë të paqartë dhe selektive, ekonomisë së Republikës së Kosovës, ia solli një pako me dëme siç janë mbi 1 miliard humbje në ekonomi dhe mijëra vende pune më pak.

Gjithashtu, pakoja e premtuar prej 5 milionë euro për kulturën e sportin mbeti vetëm në letër, ku për pasojë, shumë nga aktivitetet kulturore nuk do të realizohen fare duke mbetur dhjetëra artistë të skenës së pavarur pa të ardhura financiare, për më keq, qinrdra lojtarë sportive kanë mbetur pa paga, dhe shumë klube janë të rrëzikuara të shuhen së ekzistuari.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?