Fundjava “gjallëron” plazhet: Kosovarët shpresë për sezonin turistik në Shqipëri

Fundjava “gjallëron” plazhet: Kosovarët shpresë për sezonin turistik në Shqipëri

Sezoni turistik në Shqipëri ka nisur prej tre javësh, por janë ende fundjavat ato që mbushin plazhet. Në Ksamil mbërritën grupet e para të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në plazhet publike të qytetit mbizotërojnë vendasit. ”Turistët që vijnë po, ata mbajnë shezlogë, çadra.” Për herë të parë në plazhet publike nuk paguhet, ndërsa koronavirusi i […]

Në Ksamil mbërritën grupet e para të shqiptarëve të Kosovës, ndërsa në plazhet publike të qytetit mbizotërojnë vendasit.

”Turistët që vijnë po, ata mbajnë shezlogë, çadra.”

Për herë të parë në plazhet publike nuk paguhet, ndërsa koronavirusi i mbërritur tashmë edhe në jug, ka ndikuar në ndërgjegjësimin për masat e sigurisë.

”Ka e gjithë bota, mos të kemi ne?”

Në Vlorë, operatorët turistikë kanë ulur çmimet deri në 30%, por prenotimet thonë se mbeten në kuotat minimale në krahasim me vitin e kaluar.

”Presim të jenë më shumë nga Shqipëria, apo nga trevat Kosova. Maqedonia. Normalisht kemi bërë oferta më tunduese për këtë klientelë.”

Të vetmet njësi hoteliere të cilat e shohin me shpresë situatën, janë ato të cilat e kanë mbështetur çdo vit turizmin me vendet e Europës Lindore.

”Një fluks shumë i madh rezervimi nga partnerët tanë për Shqipërinë.”

Për shkak të pandemisë numri i pushuesve mbetet i ulët edhe në Shëngjin.

Atje edhe bizneset janë prapa me përgatitjet.

Pjesa më e madhe e bizneseve në këtë zonë turistike ende nuk i kanë ngritur stacionet e plazhit.

Thonë se burokracitë në marrjen e lejes për shfytëzimin e rërës për plazh kanë sjellë këto vonesa.

Dritan Kondakçiu, operator turistik: ”Unë kam 12 ditë që kam aplikuar për të vënë çadrat dhe akoma nuk kemi një përgjigje.”

Ben Lekaj, operator turistik: ”Si puna e radhës së qumështit. I marrim me rradhë. Nuk ma merr mendja se janë 500 veta që do i shqyrtojnë këto gjëra.”

Veç vonesës që shkaktoi në çeljen e sezonit, turizmi në Shqipëri duket se ende mbetet peng i situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?