Fjalimi prekës i vajzës së George Floyd: Babai im ndryshoi botën

Fjalimi prekës i vajzës së George Floyd: Babai im ndryshoi botën

Nëna e vajzës gjashtëvjeçare e Geroge Floyd është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. “Dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë, pavarësisht se çka mendon dikush”, tha Roxie Washington në një konferencë në Minneapolis, njofton Klan Kosova. “Ai ishte i mirë dhe kjo është një provë që ai ishte i mirë”, shtoi […]

Nëna e vajzës gjashtëvjeçare e Geroge Floyd është duke kërkuar drejtësi për vdekjen e tij.

“Dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë, pavarësisht se çka mendon dikush”, tha Roxie Washington në një konferencë në Minneapolis, njofton Klan Kosova.

“Ai ishte i mirë dhe kjo është një provë që ai ishte i mirë”, shtoi ajo duke treguar nga vajza e saj, Gianna.
Sipas një postimi në Instagram të ish-lojtarit të NBA Stephen Jackson, që ishte shok i ngushtë me Floyd, Gianna kishte thënë: “Babai im ndryshoi botën…Babai ndryshoi botën”.

Washington tha që Floyd ishte transferuar nga Teksasi në Minneapolis duke kërkuar një jetë më të mirë. Edhe nga larg, ajo tha, Floyd ishte mbështetës për vajzën e tyre dhe gjithmonë thoshte se kujdesej për të.

Kur Washington mësoi për herë të parë për vdekjen e Floyd, ajo i tha CNN se nuk dinte si t’i tregonte Gianna.

Por shpejt Gianna e pyeti pse njerëzit në TV po thoshin vazhdimisht emrin e babait të saj. Pastaj, ajo dëshironte të dinte se si kishte vdekur Floyd.

“E vetmja gjë që mund t’i them asaj është që ai nuk mund të merrte frymë”, i tha Washington CNN.

Ajo vajtoi që vajza e tyre humbi babanë e saj dhe se s’do ta ketë në momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

“Ai kurrë nuk do ta shohë atë të rritet, të diplomuar … ai kurrë nuk do ta shëtisë atë nëpër shesh”, tha Washington. “Nëse ka ndonjë problem që ajo ka, ajo nuk e ka babanë më.”

Më 25 maj të 2020-ës, Geroge Floyd, një 46 vjeçar me ngjyrë ishte i dyshuar se pagoi me një kartëmonedhë false prej 20 dollarësh, për të cilën edhe është arrestuar. Ai vdiq pasi një oficer policor ia vuri gjurin në fyt dhe e mbajti ashtu për rreth nëntë minuta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?