Eset Berisha dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit e Abazit

Eset Berisha dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit e Abazit

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha, ka dorëzuar sot  kallëzim penal ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendëskryeministrit Haki Abazi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Këtë veprim Berisha e ka bërë pas shkakrimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj, transmeton Periskopi. Berisha ka njoftuar në Facebook se […]

Ish-drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha, ka dorëzuar sot  kallëzim penal ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendëskryeministrit Haki Abazi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këtë veprim Berisha e ka bërë pas shkakrimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj, transmeton Periskopi.

Berisha ka njoftuar në Facebook se ndaj Kurtit ka dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje.

Njoftimi i Berishës:

Sot dorëzova një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndaj ish kryeministrit Albin Kurti dhe ish zëvendës kryeministrit Haki Abazi për shkak të shkarkimit pa procedurë zyrtare të paraparë me ligj (qoftë hetimore, disiplinore ose administrative) me shkelje të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë, ligje, dhe akte ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës,

ndaj ish zëvendës kryeministrit Abazi, edhe për shkak të dyshimit për falsifikim të dokumentit zyrtar (“arsyetimit”) me përmbajtje të rrejshme dhe me manipulim të provave në të gjitha pikat e arsyetimit të tij 14 faqësh të vendimit, mes tjerash me fshehje të:

– Raportit të auditimit të brendshëm nga ministria e financave;

– Raportit të Këshilit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil;

– Vendimeve gjyqesore

– Shkresave tjera zyrtare

Ndaj ish kryeministrit Kurti kam dorëzuar edhe një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje në konferencën për shtyp me 13 maj 2020, jo për “amelika, amelika” por për shkak të etiketimit tim si “i korruptuar” edhe pse pa asnjë provë apo dëshmi të vetme.

Për dallim prej z. Kurti, që e kishte plot gojën me “luftimin e kr(l)imit dhe korr(l)upsionit, jam #krenar për veprimet dhe vendimet e mia në luftimin e paligjshmërive në #AutoritetiiAviacionitCiviliKosovës dhe më gjerë.

Sepse, besoj se është e kundërligjshme mbajtja e postit të drejtorit të departamentit pa kualifikim, pa diplomë të studimeve themelore, e aq më tepër financimi me para publike i shkollimit në nivelin master jashtë vendit, edhe përkunder mungesës së diplomës së studimeve themelore. Për këto kanë shkruar edhe gazetat më parë.

E për këta drejtor, ishin krijuar departamente që kishin vartës të tyre inspektor të aviacionit të shkolluar jashtë vendit të cilët punonin pa asnjë shpresë për avansim në të ardhmen. Disa drejtor nuk kishin asnjë nëpunës tjetër, përvec drejtorit, e i cili paguhet mbi 2.000 euro në muaj, në kundërshtim me kërkesat e ligjit për administratën shtetërore që parasheh të paktën 7 nëpunës për një departament, dhe jo pa arsye, por për shkak të shpenzimit më racional të buxhetit.

Sepse, është e kundërligjshme krijimi dhe lejimi i monopoleve në ekonomi, e aq më tepër, mosveprimi institucional kundër tyre.

Këto i luftova unë, dhe jam #krenar për këtë!!!

Eh, z. Kurti tani i mbetet të arsyetoj, pse nuk ka zbatuar ndonjë procedurë zyrtare për shkarkim, sic parashihet me ligjin e punes dhe ligjet tjera, ndërsa z. Abazi, të arsyetoj, pse ka deklaruar rrejshëm disa herë në shkresë zyrtare, ka konstatuar shkelje të ligjeve përkundër vendimeve gjyqësore që kanë vërtetuar të kundërtën, dhe pse nuk i ka përfshirë në shkresën e tij dokumentet dhe dëshmitë të cilat i ka pasur në posedim para se ta hartonte atë. Të gjitha këto dëshmi tani i posedon edhe prokuroria.

Fatmirësisht, jetojmë në një vend me Kushtetutë dhe ligje të cilat i garantojnë të drejtat themelore njerëzore të mbrojtura me konventa ndërkombëtare dhe në të cilin, shkelja e këtyre të drejtave sanksionohet me Kodin tonë Penal, të mirë.

EB

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?