Erdogani, Finlanda, Ivanka: 8 gjërat shokuese e qesharake që dalin nga libri i Boltonit për Donald Trumpin

Erdogani, Finlanda, Ivanka: 8 gjërat shokuese e qesharake që dalin nga libri i Boltonit për Donald Trumpin

Ish këshilltari i sigurisë kombëtare të ShBA-ve, John Bolton, planifikon që javën tjetër të botojë një libër që pritet të shokojë botën lidhur me presidentin amerikan aktual Donald Trump. Guardian ka përmbledhur 8 gjërat më shokuese marrë nga fragmentet e ndara prej librit të cilat jua sjell të përkthyera Periskopi. 1.Trump kërkoi ndihmën e Kinës […]

1.Trump kërkoi ndihmën e Kinës për ta ndihmuar të rizgjedhej president në garën presidenciale 2020.

Sipas një fragmenti të librit, Trumpi i kishte kërkuar Kinës që ta përdorte fuqinë ekonomike për ta ndihmuar të fitonte mandatin e dytë si president.

Në një rast, Trumpi dhe presidenti kinez Xi Jinping po diskutonin armisëqinë ndaj Kinës në ShBA.

“Trumpi atëherë, papritmas, e ktheu bisedën te zgjedhjet presidenciale në ShBA, duke aluduar në kapacitetin ekonomik të Kinës për ta siguruar që ta fitonte mandatin tjetër.

2.Trump kishte nënkuptuar se ishte i hapur të shërbente si president në më shumë se dy mandate

Presidenti Trump në një tjetër bisedë të bërë me presidentin kinez Xi, duket qartë derisa e mbështet idenë e eliminimit të kufizimit kohor për presidentin.

“Xi tha se donte të punonte me Trumpin për gjashtë vjet më shumë, dhe Trump replikoi duke thënë që populli po thoshte që limiti në dy mandate për presidentin duhej të shfuqizohej për të,” shkruan Bolton. “Xi tha se ShBA-ja kishte tepër shumë zgjedhje, dhe më pas Trump kishte tundur kryet me miratim.”

3.Trump iu ofroi favore diktatorëve

Libri i Boltonit detajon raste ku Trumpi kishte provuar të shfuqizonte hetime kriminale si favore për diktatorët. Një incident i publikuar në Washington Post përfshin një bisedë me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Boltoni thotë se Erdogani i kishte thënë Trumpit një memo duke pretenduar se një firmë turke që po hetohej në ShBA ishte e pafajshme. “Trumpi më pas i tha Erdoganit se do ta kryente atë punë, duke i shpjeguar se prokurorët e distriktit jugor nuk ishin njerëzit e tij, por njerëzit e Obamas, një problem që mund të rregullohej kur ata të zëvendësoheshin me njerëzit e tij.”

4.Trump e kishte lavdëruar presidentin Xi për kampet e përqendrimit në Kinë

Sipas Boltonit, Trumpi po ashtu kishte aprovuar kur Xi kishte mbrojtur kampet e përqendrimit për ujgurët myslimanë. “Sipas përkthyesit tonë,” shkruan Bolton,” Trump tha që Xi duhet të vazhdojë të ndërtojë kampe, sepse mendonte që ajo ishte gjëja e duhur për ta bërë.”

Sipas dokumenteve të partisë komuniste të publikuara në nëntorin e vitit të kaluar, të paktën 1 milion ujgurë myslimanë janë të burgosur në këto kampe, përcjell Periskopi.

5.Trump mbrojti Arabinë Saudite për të shpërqendruar nga një storje rreth Ivankas

Trump doli në ballina gazetash në nëntorin e 2018-s kur lëshoi një deklaratë duke mbrojtur princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salmanin rreth vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Aty përfshihen vargje si “Bota është vend shumë i rrezikshëm!” dhe “ndoshta e bëri, e ndoshta nuk e bëri!”

Sipas Boltonit, pikërisht ballinat kishin qenë qëllimi i këtyre deklaratave. Një artikull për të bijën e tij Ivankan që po përdorte e-mailin personal për punët qeveritare ishte po ashtu në lajme në atë kohë. Pasi i kishte bërë luftë të madhe Hillary Clintonit për të njëjtën çështje në vitin 2016, Trumpit i duhej shpërqendrimi.

6.Stafi kryesor i Trumpit tallej me të prapa shpine.

Në një shembull të dhënë nga New York Times, Bolton pretendon se ka marrë një shënim nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo, pas takimit të Trumpit në vitin 2018 me Kim Jong-unin e Koresë Veriore duke thënë “Ai është krejt m*t”.

7.Trump kishte menduar që Finlanda ishte pjesë e Rusisë

Libri i Boltonit raportohet se do të japë detaje edhe për vrimat gjigante në njohuritë e presidentit Trump. Në një rast, Bolton thotë se Trump dukej të mos kishte njohuritë bazike për Mbretërinë e Bashkuar, duke e pyetur kryeministren e atëhershme të këtij vendi, Theresa Mayin: “Oh, a jeni ju një fuqi nukleare?”. Por, përveç kësaj Trump kishte pyetur nëse Finlanda ishte pjesë e Rusisë, dhe vazhdimisht kishte përzier presidentët e Afganistanit.

8.Trump kishte menduar se ishte “cool” të pushtohej Venezuela

Sipas Washington Post, Boltoni pretendon që Trumpi ka thënë se të pushtohej Venezuela “do të ishte cool”, dhe se ky vend ishte në të vërtetë “pjesë e ShBA-ve”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?