Edhe Mimoza e VV’së i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Edhe Mimoza e VV’së i del në mbrojtje Vjosa Osmanit

Deputetja Mimoza Kusari së fundmi ka reaguar ndaj shkarkimit të Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kusari-Lila thotë se Osmani është aset jo vetëm i LDK-së por tërë Kosovës. Tutje thekson se veprimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ka ngjajshmëri me vendet me sisteme diktatoriale dhe me […]

Deputetja Mimoza Kusari së fundmi ka reaguar ndaj shkarkimit të Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kusari-Lila thotë se Osmani është aset jo vetëm i LDK-së por tërë Kosovës. Tutje thekson se veprimi i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ka ngjajshmëri me vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore.

Shkrimi i plotë:

Edhe pak minuta ju kanë mbetur anëtarëve të Këshillit Drejtues të LDK-së për të dëshmuar a janë Lidhje Demokratike apo Lidhje Anti Demokratike.

Vetëm në vendet me sisteme diktatoriale dhe me cenzurë shtetërore, mund të ndodh të kërkohet shkarkimi i gruas më të votuar në parti, bartëses së listës dhe kandidatës për Kryeministër, nga njeriu që dy palë zgjedhje nuk ka garuar vetë dhe nuk është matur me votën e qytetarëve.

Cili është legjitimiteti i z. Mustafa dhe njerzëve rreth tij, të kërkojnë shkarkimin online, pa deklarime, pa debat dhe pa asnjë elaborim të mirëfilltë të strukturës vendimarrëse, për Nënkryetaren Vjosa Osmani-Sadriu, kur e tërë pesha e rezultatit të ngritur të LDK – së nga zgjedhjet e 6 Tetorit, ishte falë znj. Osmani.

Duket se modeli i shtetit të kapur i praktikuar për shumë vite në Kosovë, ka zënë vend me komoditet në LDK dhe tani po e zëvëndëson çdo proces demokratik me një tjetër antidemokraci dhe kapje nga një grusht burrash që as pjesëmarrës në zgjedhjet e Tetorit nuk ishin.

Asnjë dyshim nuk e kam se Vjosa do të dalë ende më e fortë nga kjo sfidë, ashtu sikurse doli me 2017, por këtë sfidë duhet të kalojnë me sukses të gjithë ata që duan shpresë dhe të ardhme për subjektin dhe shtetin.

Me qëllimin e heshtjes së të gjithë zërave të arsyes, me qëllimin e mbytjes së çfarëdo mendimi dhe veprimi që nuk është në përputhshmëri me agjendën personale të Kryetarit Mustafa dhe Presidentit Thaçi, LDK nuk do të arrijë të “rikthejë” kontrollin në strukturë, por në të kundërten, do të shpërbëjë atë me shpejtësinë e paimagjinuar për ata që e ndjekin këtë rrugë jo demokratike.

Vjosa Osmani Sadriu është aset jo vetëm i LDK – së, por edhe i tërë Kosovës, andaj ata që e duan Vjosën jashtë vendimarrjes, e duan Kosovën më të dobët e veten më të fortë. Por tani, sapo kanë vendosur ta forcojnë Vjosën ende më shumë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?