​Zgjedhjet serbe në veri pritet të krijojnë tensione, por jo të cenojnë sigurinë në Kosovë

​Zgjedhjet serbe në veri pritet të krijojnë tensione, por jo të cenojnë sigurinë në Kosovë

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës pritet të krijojë tensione brenda partive politike, por jo të cenojë sigurinë kombëtare në vend. Kështu konsiderojnë njohësit e sigurisë në Kosovë. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për KosovaPress se nesër pret tensione ndërmjet vet strukturave politike serbe në veri, por sipas tij institucionet në Kosovë […]

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në veri të Kosovës pritet të krijojë tensione brenda partive politike, por jo të cenojë sigurinë kombëtare në vend. Kështu konsiderojnë njohësit e sigurisë në Kosovë.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për KosovaPress se nesër pret tensione ndërmjet vet strukturave politike serbe në veri, por sipas tij institucionet në Kosovë duhet të jenë vigjilente në vlerësimin e situatës.

“Tensionet janë përgjithësisht në Serbi, ka pasur protesta të shumta të partive opozitare që kanë paralajmëruar të ashpërsojnë në shkallë të gjerë. Mund të reflekton edhe në Kosovë në kohën e zgjedhjeve. Për këtë arsye është një çështje e vlerësimit në radhë të parë të Policisë dhe AKI-së që të bëjnë vlerësimin real të situatës dhe të parasheh forcat e duhura me qëllim që këto zgjedhje të kalojnë pa tensione”, thotë ai.

Por krahas kësaj, Ibishi u shpreh se prioritet në zgjedhjet e nesërme duhet të jetë edhe shëndeti publik.

“Çështja tjetër është edhe shëndeti publik që është prioritetet. Po shohim edhe vet që kemi një rritje të numrit të përfshirjes edhe kjo mund të jetë një shtesë në gjithë këtë”, thotë ai.

Ndërkaq, njohësi tjetër i sigurisë, Avni Islami thotë se mund të ketë incidente të vogla ndërmjet grupeve të interesit në veri.

“Mund të ketë incidente të vogla brenda grupeve të interesit serbë, por jo në aspektin e sigurisë së përgjithshme mes grupacioneve shqiptare dhe serbe. Unë pres që mund të ndodh eventualisht i vogël, por jo që të rrezikohet siguria e vendit”, thotë ai.

Mbajtjen e zgjedhjeve në Serbi sot e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti, ndërsa nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje është cilësuar si gjunjëzim para tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?