​Spiunët serbë arrijnë para zgjedhjeve në veri

​Spiunët serbë arrijnë para zgjedhjeve në veri

Rreth 25 pjesëtarë të strukturave të larta të sigurisë së Serbisë, duke përfshirë agjentë të Agjencisë së Inteligjencës (BIA), dhe eprorë të lartë të xhandarmërisë, kanë hyrë të mërkurën në territorin e veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Sipas këtyre burimeve, ata kanë hyrë rrugëve alternative nga ana e kufirit të Jarinjes, […]

Rreth 25 pjesëtarë të strukturave të larta të sigurisë së Serbisë, duke përfshirë agjentë të Agjencisë së Inteligjencës (BIA), dhe eprorë të lartë të xhandarmërisë, kanë hyrë të mërkurën në territorin e veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata kanë hyrë rrugëve alternative nga ana e kufirit të Jarinjes, dhe një pjesë e tyre janë vendosur në hotelin ‘Grey’, ndërsa pjesa tjetër në konviktin e studentëve numër 5 në veri të Mitrovicës.

“Agjentët janë vendosur në Grey, ndërsa oficerët e xhandarmerisë në Bllokun 5 të studentëve. Vllado Trebjeshanin, Miljan Dragoviq, Predrag Rakiq, Bato Llazareviq, janë vetëm disa nga emrat nga veriu, të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Serbia po operojnë në veri. Ata janë duke ushtruar presion tek udhëheqësit e institucioneve në komunat e asaj pjese të Kosovës, që t’i bindin punëtorët e këtyre institucioneve që në zgjedhjet e së dielës të dalin në numër sa më të madh dhe të votojnë për presidentin aktual Aleksandar Vuçiq”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se në shoqëri të tyre janë edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, (persona me mjekra nga qyteti i Çuprisë dhe gjithandej Serbia v.j.) që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinoviq, duke përfshirë edhe ‘Civilna Zastita’-n dhe kreun e saj Stevo Paviçeviq.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të marrë një deklaratë rreth prezencës së këtyre strukturave të sigurisë së Serbisë në veri, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, qytetarët serbë të dielën do të votojnë për Parlamentin e Serbisë në gjithsej 90 vendvotime në territorin e Kosovës

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?