​PDK në Mitrovicë akuzon Komunën për shkelje ligjore, fton prokurorinë të veprojë

​PDK në Mitrovicë akuzon Komunën për shkelje ligjore, fton prokurorinë të veprojë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për një sërë shkeljesh të pasqyrave financiare gjatë vitit 2019, të cilat janë publikuar nga Zyra Kosovare e Auditimit për këtë komunë. Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka potencuar 20 shkeljet e gjetura […]

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për një sërë shkeljesh të pasqyrave financiare gjatë vitit 2019, të cilat janë publikuar nga Zyra Kosovare e Auditimit për këtë komunë.

Nënkryetari i PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, gjatë një konference për media të mbajtur sot, ka potencuar 20 shkeljet e gjetura nga ZKA, duke përmendur keq klasifikimin e shpenzimeve në kategori ekonomike jo adekuate, parregullsi në kalkulimin e të hyrave nga tatimi në pronë, parregullsi në lëshimin e lejeve të ndërtimit, nënshkrimin e kontratave përtej vlerës së parashikuar të buxhetit etj.

“Projekti ‘Rregullimi i shtratit të lumit Sidnica’ në Mitrovicë vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 3 milionë e 100 mijë euro, ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë 6 milionë e 45 mijë 726 euro, me një diferencë prej 2 milionë e 945 mijë e 726 euro. Pastaj ‘Rregullimi i shtratit të lumit Ibër’, vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 950 mijë euro, ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë prej 1 milion e 777 mijë e 427 euro, apo 827 mijë e 427 euro më e lartë se vlera e parashikuar”, ka thënë mes tjerash Tahiri.

Ai ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit dhe organeve të tjera përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme, pasi që siç u shpreh ai, duke ju referuar raportit, tashmë ekzistojnë arsyet ligjore që kryetari i komunës dhe drejtuesit e tjerë të jenë subjekt trajtimi nga këto organe.

“Të gjitha këto veprime të prezantuara në raport dëshmojnë për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Kjo dëshmon për veprat penale që janë bërë nga kryetari i komunës. Këto veprime do të duhej që kryetarin aktual ta gjenin duke u ballafaquar me drejtësinë në bankën e të akuzuarve… Ju bëj thirrje prokurorisë së vendit dhe organeve të tjera kompetente, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme dhe të menjëhershme, pasi që tashmë ekziston arsyeja ligjore, duke ju referuar raportit të auditorit, që kryetari i komunës dhe drejtuesit e tjerë të jenë subjekt trajtimi për hetuesinë”, theksoi Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?