​Muhaxheri: Në ditët në vijim do të vendosim për tre deputetët që s’e votuan Hotin

​Muhaxheri: Në ditët në vijim do të vendosim për tre deputetët që s’e votuan Hotin

Mospajtimet e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani me krerët partiakë, ka bërë që të shqyrtohet përjashtimi i saj nga partia. Se ka zëra brenda partisë për një veprim të tillë e thotë edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri. Isa Mustafa ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të […]

Mospajtimet e nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani me krerët partiakë, ka bërë që të shqyrtohet përjashtimi i saj nga partia. Se ka zëra brenda partisë për një veprim të tillë e thotë edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri.

Isa Mustafa ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së.

E nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë për KosovaPress se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet për përjashtime të atyre që kanë qëndrime të kundërta me partinë.

Se a do të ndodhë zbatimi i këtij neni, Muhaxheri thotë se mbetet të shihet në ditët në vijim.

“Nëse ish respektua neni 14 i statutit atëherë kish me prek shumë njerëz kjo pikë e statutit. Zotëri Mustafa nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë pikë statuti, mbetët me pa ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Ndonëse thotë se nuk kanë biseduar brenda LDK-së për masat që do t’i ndërmarrin, Muhaxheri u shpreh se diskutimet kundrejt qëndrimeve të 3 deputetëve që nuk votuan qeverinë Hoti do t’i shohin ditëve në vijim.

“Jo nuk është biseduar për masat, ka zëra kritikë për qëndrimet e këtyre 3 deputetëve ndaj Qeverisë që udhëheq sot Lidhja Demokratike. Po besoj që ditëve në vijim diskutimet do të shkojnë duke pasur arsye më të madhe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.

Kryetari i Pejës për KosovaPress foli edhe për mundësitë e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, i për të cilën thotë se ndërtimi i saj mund të bëhet me fonde të BE-së.

“Në planin zhvillimorë komunal ne e kemi futur edhe projektin e autostradës së Dukagjinit. Ne si Lidhje Demokratike kemi menduar që edhe nëse ndërtohet, të ndërtohet me fonde të Bashkimit Evropian dhe mos ta rëndoj buxhetin e Kosovës”, deklaroi ai.

Kujtojmë se AAK-ja po këmbëngul në ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, teksa kryeministri Hoti ka deklaruar se ndërtimi i saj do të ndodhë, por jo këtë vit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?