​Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

​Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Organizatat që përfaqësojnë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të zgjedhurit e popullit dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga kanë marshuar sot nga Kuvendi i Kosovës te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë. Aty kanë bërë homazhe dhe kanë deklaruar që institucionet duhet të punojnë për të sjellur para drejtësisë të gjithë kriminelët që i kanë kryer […]

Organizatat që përfaqësojnë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të zgjedhurit e popullit dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga kanë marshuar sot nga Kuvendi i Kosovës te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë. Aty kanë bërë homazhe dhe kanë deklaruar që institucionet duhet të punojnë për të sjellur para drejtësisë të gjithë kriminelët që i kanë kryer këto vepra gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 Grave deputete dhe organizatave i është bashkuar edhe Nafi Krasniqi, i cili drejton organizatën “Drejtësi për të gjithë”.

 Vëllai i Vasfije Krasniqit, gruaja që rrëfejë publikisht përjetimet nga dhuna seksuale që u janë bërë gjatë luftës, tha se vetëm duke i ndëshkuar kriminelët mund të parandalohen vepra të tilla.

 “Jemi bashkuar për të bërë thirrje të institucionet tona që kjo ditë jo të shënohet vetëm në mënyrë ceremonial për të parandaluar dhunën , mirëpo institucionet tona t’i bashkohen kësaj lufte në mënyrë që të sjellët drejtësia. Ne besojmë që vetëm duke ndëshkuar ata që kanë bërë këtë krim do të parandalohet ky krim. Ne i bëjmë thirrje institucioneve tona që të punojnë që kryesit e veprave t’i sjellin para drejtësisë dhe ata të marrin dënimin e merituar” tha ai.

Pas homazheve që i bënë të memoriali “Heroinat”, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për drejtësi dhe që institucionet e qytetarët të bëjnë të pamundurën që kryesit e veprave të dalin para drejtësisë.

 “Sot nuk do të duhej të ishte dita e vetme kur ne e ngrisim zërin tonë në radhë të parë për të kërkuar përkrahje, për të kërkuar eliminim të paragjykimeve në raport me të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte, por mbi të gjitha për të kërkuar me zë të lartë ,e zë të vendosur, drejtësi. Drejtësia tashmë u mungon edhe 21 mijë grave e burrave në Kosovë të cilat kanë përjetuar më të rëndët si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, por u mungon edhe shumë viktimave të tjera anë e kënd botës, në nderë e të cilave edhe sot shënohet kjo ditë”, tha Osmani.

 E ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se megjithë punën që është bërë në çështjen e trajtimit dhe mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka ngecje të drejtësia, meqë ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për krimin e kryer.

 “Është obligim i yni institucional dhe obligim i yni shoqëror që të gjithë ata kriminelë që kanë bërë këto krime makabre ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës të sjellën para drejtësisë. Ka ardhur koha, që 21 vite pas përfundimit të luftës ne nuk e kemi as të vetmin kryes të këtyre krimeve i cili është sjellur para drejtësisë dhe që është ballafaquar me drejtësinë për këto krime makabre që kanë bërë padrejtësisht ndaj popullsisë civile dhe të pafajshme të Kosovës, dhe është obligim i yni si institucione dhe shoqëri që të ballafaqohemi me të kaluarën tonë, sepse paqja jonë nuk do të jetë e plotë” tha ajo.

 Ajo tha se nuk mund të gëzohet Pavarësia e Kosovës nëse nuk ka paqe në secilin njeri në Kosovë të prekur nga ngjarje të tilla.

 Për shkak të pandemisë, institucionet e Kosovës nuk e kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, me ceremoni brenda objekteve.

 Në këtë ditë u prezantua një instalacion “Bëhu zëri im” dhe u vendosen lule pranë memorialit “Heroinat”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?