Dyshohet se kryeministri Boris Johnson mund të jetë infektuar sërish me koronavirus: Sëmuret sekretari

Alok Sharma, sekretari i biznesit në Qeverinë britanike, thuhet se i ka kaluar 45 minuta me Boris Johnsonin në një takim në zyren e këtij të fundit para se të sëmurej me simptoma të koronavirusit. Sharma ka hyrë në vetëizolim 14 ditor porsa nisi të ndihej i sëmurë. Downing Street ka deklaruar se Sharma kishte […]
Sharma ka hyrë në vetëizolim 14 ditor porsa nisi të ndihej i sëmurë.
Downing Street ka deklaruar se Sharma kishte pasur takim ballë për ballë me kryeministrin për ekonominë para kabinetit të këtij të fundit gjatë të martës në mëngjes, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Johnson tha se ata kishin mbajtur distancën fizike, duke qenë të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, por se nuk kishin pasur maska në këtë takim.
Ai refuzoi të thoshte në mënyrë eksplicite nëse Johnsoni do të rifutej në vetëizolim nëse sekretari i biznesit do të dilte pozitiv me virus.
Johnsoni e kishte pasur edhe më herët koronavirusin, dhe madje kishte qenë në përkujdesje intenzive pasi iu kishte përkeqësuar gjendja. /Periskopi












