Dy të vdekur pas shembjes së dheut në Minierën e Artanës

Dy minatorë e kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut që ka ndodhur sot në Minierën e Artanës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, kryeshef në ndërmarrjen “Trepça”. Ai tha se nuk ka detaje të tjera deri më tani lidhur me rastin. Për këtë tragjedi ka reaguar edhe ish ministri […]
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, kryeshef në ndërmarrjen “Trepça”.
Ai tha se nuk ka detaje të tjera deri më tani lidhur me rastin.
Për këtë tragjedi ka reaguar edhe ish ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“I prekur thellësisht nga tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy persona. Ngushëllimet e mija familjeve të të ndjerëve.”, ka shkruar ai./Periskopi/












