Dy minatorë të Minierës së Novobërdës në rrezik për jetë, thotë drejtori i KPMM-së

Dy minatorë të Minierës së Novobërdës ndodhen në rrezik permanent për jetë si pasojë e shembjes së minierës, ka thënë Ramiz Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Komisionit për Miniera dhe Minerale (KPMM). Krasniqi i ka thënë Insajderit se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shpëtimin e dy minatorëve të ngujuar […]
Krasniqi i ka thënë Insajderit se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shpëtimin e dy minatorëve të ngujuar në minierën e shembur.
“Informatat që i kemi bëhet fjalë për dy minatorë, jo më shumë që janë ngujuar. Është rrezik permanent për ata dy sepse është shemb miniera dhe janë bllokuar”, ka thënë Krasniqi.
“Kryeinspektori i minierave të KPMM-së, Fatmir Gërguri dhe tre anëtarë të bordit janë atje. Ne jemi në kontakt me ta dhe të gjitha ekipet e shpëtimit janë atje. Në ndërkohë do të ju njoftojmë”, ka thënë ai.












