Deputeti i LDK-së që përkrah Vjosa Osmanin e lë befasi votën për Qeverinë Hoti: Nesër e kuptoni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli që është edhe mbështetës i Vjosa Osmanit, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti. Avdyli theksoi se nuk dëshiron të jap përgjigje konkrete për votimin […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli që është edhe mbështetës i Vjosa Osmanit, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në seancën e Kuvendit të Kosovës do të merret vesh nëse do ta votojë ose jo formimin e Qeverisë Hoti.
Avdyli theksoi se nuk dëshiron të jap përgjigje konkrete për votimin e tij, pasi siç tha ai nuk dëshiron të bëhet pjesë e këtyre diskutimeve.
“Nesër në seancë do të merret vesh nëse do ta votojë apo jo, nuk dua të bëhem pjesë e këtij diskutimi”, ka thënë shkurt Avdyli.
Ndryshe, sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, pritet të vendoset për mbajtjen e seancës për formimin e Qeverisë Hoti, e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.












