Daut Haradinaj: Mbështes iniciativat e Veselit, le të nisin në AAK, PDK dhe të gjitha partitë tjera

Daut Haradinaj: Mbështes iniciativat e Veselit, le të nisin në AAK, PDK dhe të gjitha partitë tjera

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka thënë Periskopit se mbështet nismën e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për të inicuar themelimin e një sërë Komisionesh hetimore në Kuvendin e Kosovës, ndër to edhe atë për procesin e privatizimit dhe cështje të tjera. “E mbështes iniciativën e krytetarit te PDK-së Kadri Veseli, për hetimin parlamentar […]

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i ka thënë Periskopit se mbështet nismën e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për të inicuar themelimin e një sërë Komisionesh hetimore në Kuvendin e Kosovës, ndër to edhe atë për procesin e privatizimit dhe cështje të tjera.

“E mbështes iniciativën e krytetarit te PDK-së Kadri Veseli, për hetimin parlamentar për “hetimin e pasurisë së fituar pa djersë”. Shpresoj se kjo do të jetë iniciativë që  do te zhvillohet duke filluar në AAK, PDK, etj, pa asnjë dallim…”, ka thënë ai për Periskopin.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka prezantuar nismat ligjore që do të ndërmerr PDK, sipas tij “për të zbardhur të vërtetën e plotë që nga procesi i privatizimit e deri tek gjitha çështjet jetike për vendin në 21 vite liri”

“Prandaj, PDK-ja do të ndërmarrë veprime konkrete kushtetuese e ligjore brenda Kuvendit të Kosovës për këto tema, të cilat do t’i shërbejnë vetëm interesit publik dhe nxjerrjes së të vërtetës njëherë e përgjithmonë se kush janë abuzuesit e vërtetë me emër e mbiemër të këtij vendi. Këto iniciativa nënkuptojnë themelimin e Komisioneve Hetimore për Çështje më rendësi të veçantë për publikun, si dhe propozime për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve aktuale, duke përfshirë këtu edhe iniciativat e reja legjislative hetimore dhe gjithçka që ju mundësohet hetimeve parlamentare të pavarura e profesionale”, tha Veseli.

Lideri i PDK-së tha se nga këto veprime konkrete e iniciativa parlamentare nuk do ta përjashtohen asnjë individ politik, qoftë edhe brenda partisë që drejton.

“Prandaj, kërkesa e parë që e deponojmë këtë javë në Kuvendin e Kosovës është për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Procesin e Privatizimit në Kosovë. Dua të siguroj të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ndërmarrësit e bizneset që ky proces nuk është kundër tyre si dhe kundër procesit të privatizimit. Përkundrazi, si parti e qendrës së djathtë e mbështesim dhe do të angazhohemi që këtij procesi t’i sigurojmë transparencë të plotë dhe llogaridhënie deri në fund”, tha Veseli./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?