Daçiq thyen sërish zotimin, falënderon Meksikën që s’e njeh Kosovën

Daçiq thyen sërish zotimin, falënderon Meksikën që s’e njeh Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën lamtumirëse të ambasadorit të Meksikës në Beograd përmendi edhe Kosovën. Ai falënderoi Marco Antonio Garcia Blanco, i cili së shpejti do ta përfundojë mandatin e tij në Beograd, se shteti i tij vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet, […]

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën lamtumirëse të ambasadorit të Meksikës në Beograd përmendi edhe Kosovën.

Ai falënderoi Marco Antonio Garcia Blanco, i cili së shpejti do ta përfundojë mandatin e tij në Beograd, se shteti i tij vazhdon të mos e njeh Kosovën si shtet, njofton Klan Kosova.

Daçiq theksoi qëndrueshmërinë e Meksikës kur bëhet fjalë për respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përsëriti mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, shkruan Tanjug.

Emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha se Serbia do ta ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës për t’u mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësuesit e dy shteteve më 27 qershor.

“Lajm i madh! Unë kam marrë zotimin nga qeveria e Kosovës dhe e Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe se do të kërkojnë anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për diskutime për dialogun”, kishte shkruar Grenell më 15 qershor.

Një thyerje të zotimit Daçiq e bëri edhe me Algjerinë që e falënderoi për mosnjohjen e Kosovës.

Për këtë kishte reaguar edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, e cila tha se do të ndalë fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?