Çkyhet copë-copë flamuri më i madh amerikan në botë: Nëna Natyrë e përfshirë në veprim

Gazeta Bussiness Insider ka raportuar se flamuri më i madh amerikan, i vendosur në Sheboygan të Wiskonsinit, është çkyer copa copa nga vetë Nëna Natyrë gjatë të martës në mbrëmje. Shtiza e flamurit është tepër e lartë, duke qëndruar 30 metra mbi Statujën e Lirisë, shkruan Independent, përkthen Periskopi. Flamuri është 21 metra gjatësi dhe […]
Shtiza e flamurit është tepër e lartë, duke qëndruar 30 metra mbi Statujën e Lirisë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Flamuri është 21 metra gjatësi dhe 42 metra gjerësi dhe peshon 154 kilogramë.
Baza e saj përmban një memorial për shtarët e rënë amerikanë që ranë në shërbim të atdheut.
Por, pas stuhive të forta që e kishin goditur këtë zonë, flamuri u çky në dy pjesë.
Dhe, shumë amerikanë janë të sigurt se ky është një ogur i keq mbi ngjarjet që po ndodhnin në ShBA.
Kujtojmë që së fundi ShBA-ja është e përfshirë nga protesta të dhunshme kryengritëse pas vrasjes nga policët të një qytetari amerikan me ngjyrë. /Periskopi












