Blerim Latifi pretendon që serbët e varfër po e shesin në Veri plaçkën e luftës të vjedhur para 21 vitesh

Blerim Latifi pretendon që serbët e varfër po e shesin në Veri plaçkën e luftës të vjedhur para 21 vitesh

Filozofi i njohur kosovar, Blerim Latifi, pretendon se në tregun e veriut të Mitrovicës po ndodh një gjë e pazakontë: po shiten librat e vjedhur nga shtëpitë shqiptare plot 21 vjet më parë.  “Është e qartë: janë libra të vjedhura në shtëpitë e shqiptarëve gjatë pranverës së vitit 1999. Tani i kanë nxjerrë për t’i […]

“Është e qartë: janë libra të vjedhura në shtëpitë e shqiptarëve gjatë pranverës së vitit 1999. Tani i kanë nxjerrë për t’i shitur.” – konstaton Latifi pasi tregon që një zyrtar policor i Kosovës i kishte dërguar librat që po shiteshin në veri të Kosovës.

Nuk dihet pse tregtarët e varfër serbë do të kishin interes që t’i mbanin librat të fshehura për 21 vjet, që “tani” (sic) t’i nxjerrnin për t’i shitur me çmime qesharake. Kjo është e vështirë për t’u besuar pasi që edhe çmimet e këtyre libra, siç rrëfen vetë Latifi, ishin tepër të ulëta. Vetëm 1 euro kushtonte libri “Gjuha Shqipe dhe historia e saj” e autorit Shaban Demirajt, përcjell Periskopi.

Në fakt, në Mitrovicë të Veriut ka ende familje shqiptare të cilat edhe do të mund t’i blinin librat në gjuhën shqipe.

Statusi i plotë: 

Këto fotografi janë bërë në tregun e pjesës veriore të Mitrovicës. M’i dërgoj një shok i imi, që punon në Policinë e Kosovës. Serbë dhe romë të varfër që shesin gjëra të ndryshme buzë rrugëve. Në mesin e tyre edhe libra në gjuhën shqipe. Natyrisht, këto nuk janë libra të blera në jug, për t’i shitur në veri. Edhe ashtu dihet se serbët nuk lexojnë në shqip dhe as nuk kanë ndonjë interesim për ta njohur e mësuar shqipen. Atëherë nga vijnë këto libra? Është e qartë: janë libra të vjedhura në shtëpitë e shqiptarëve gjatë pranverës së vitit 1999. Tani i kanë nxjerrë për t’i shitur. Kuptohet, me çmime qesharake. P.sh. “Gjuha shqipe dhe historia e saj ” e Shaban Demirajt kushton 1 euro. Serbi i varfër që e shet këtë libër nuk do t’ia di se padronët e tij në Beograd mbi 100 vjet kanë luftuar me të gjitha mjetet kundër atyre gjërave që thuhen në atë libër. Atij i intereson të fitoj ndonjë euro sa për të mbetur gjallë në një qytet të dënuar në mjerim nga fuqia e nacional-banditizmit serb dhe nga pafuqia e shtetit të Kosovës për të vendosur aty autoritetin e tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?