Avdullah Hoti godet Vëtëvendosjen për raportet me Amerikën dhe sulmet ndaj mediave

I mandatuari për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti, gjatë ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës, ka goditur ish partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje për raportet me SHBA-të dhe lirinë e mediave. Ai ka thënë se me Qeverinë e tij nuk do të lejojnë fyerje e linçime të figurave kryeore të administratës amerikane si dhe […]
I mandatuari për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti, gjatë ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës, ka goditur ish partnerin e koalicionit Lëvizjen Vetëvendosje për raportet me SHBA-të dhe lirinë e mediave.
Ai ka thënë se me Qeverinë e tij nuk do të lejojnë fyerje e linçime të figurave kryeore të administratës amerikane si dhe sulmet ndaj mediave.
“Fushata e paprecedentë kundër administratës amerikane me fyerje e linçime ndaj zyrtarëve të saj si dhe përkrahja për të nxitur përceptim antiamerian në vend është dëmi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në këto vite përpjekje për liri e pavarësi. Kjo do të narrë fund. Qeveria nuk do të lejojë të bëhet sponzore e sulmeve ndaj mediave që kritikojnë Qeverinë. Do të jemi ndihmës të nxitjes së paanshmërisë profesionale. Nuk do te jemi as gjykatës e as prokurorë”, tha Hoti.












