Arrestohen mashtruesit e të moshuarve në Mitrovicë, morën qindra euro nga ata duke premtuar dokumente për ndihma nga Amerika e rregullim të pensioneve

Arrestohen mashtruesit e të moshuarve në Mitrovicë, morën qindra euro nga ata duke premtuar dokumente për ndihma nga Amerika e rregullim të pensioneve

Pas një hetimi të gjatë Policia e Kosovës dje ka arritur të arrestojë dy persona të cilët kishin mashtruar njerëz kryesisht të moshuar. Ata i kanë mashtruar të moshuarit dhe u kanë marrë qindra euro, duke ju thënë se do t’ua rregullojnë pensionet dhe ndihmat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të Gazetës online […]

Burime të Gazetës online ‘Reporteri’ brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se dy të dyshuarit të cilët pas arrestimit e kanë pranuar veprën penale. Po hetohen për gjashtë raste të ndara.

Reporteri.net i ka siguruar emrat e personave të dyshuar dhe po ashtu edhe emrat e personave të moshuar të cilët kanë rënë pre e mashtrimit.

H.T dhe N.H nga Mitrovica kanë përfituar prej mashtrimit shuma të ndryshme në gjashtë raste.

Më 13 shkurt të këtij viti dy të dyshuarit te Rrethi i Falmurit e kanë mashtruar qytetarin M.P duke ia marrë 650 euro. Burime të Reporterit brenda Policisë, kanë treguar se po në të njëjtin vend më datë 24 të muajit shkurt, dy të dyshuarit kanë mashtruar qytetaren me inicialet V.S e moshës 65 vjeçare duke ia marrë 75 euro të cilat i kishte pasur me vete.

Veç dy javë më pas ata kanë takuar në lagjen ‘Dardania’ qytetarin me inicialet L.Z nga i cili kanë arritur që përmes mashtrimit t’i marrin 250 dollarë amerikan.  Rasti tjetër i mashtrimi ka ndodhur më 2 qershor kur dy të akuzuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” kanë mashtruar qytetarët J.D dhe F.F, edhe këta të moshuar duke ua marrë 700 euro.

“Përveç këtyre, rasteve dyshohet qe ka edhe raste të tjera për të cilat po punojmë”, tha ky burim.

“Të dyshuarit H.T dhe N.H kanë arritur t’i vënë në lajthitje personat e shtyer në moshë duke i mashtruar dhe marrë të holla në vlera të ndryshme me qëllim të përfitimit personal, duke i premtuar se do të ua rregullojnë dokumentet për ndihma nga Amerika dhe do të ua rregullojnë pensionet e pleqve”, ka thënë ky burim i Reporteri.net

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar për mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?