Ankesa nga qytetarët: Kafeteritë e rritën çmimin e kafeve

Nëse një qytetar që para pandemisë ka shkuar në kafeterinë e zakonshme për të pirë një kafe që kushtonte 50 centë, me veç 50 centë në xhep, mund të jetë ndjerë në siklet kur ka kuptuar se çmimi i kafeneve është rritur. Të tilla ankesa po vijnë nga të gjitha anët e vendit, përfshirë kryeqytetin. […]
Të tilla ankesa po vijnë nga të gjitha anët e vendit, përfshirë kryeqytetin.
Së fundi, edhe një qytetar nga Ferizaji me emrin Amir Gërguri ka raportuar për një rritje çmimi për shkak të asaj që e quan si “marrëveshje e heshtur” mes kafeterive, përcjell Periskopi.
“Ky vendim është marrë nga kafeteritë ferizajase pa paralajmërim, në mënyrë të fshehtë për të mos u hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.” – shkruan ai në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë që kandidati i VV-së për deputet dhe zv.ministri aktual i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Yll Rugova, kishte premtuar para zgjedhjeve se qeveria Kurti do të garantonte për myshterinjtë e kafeneve edhe ofrimin e një gote ujë duke e cilësuar një gjë të tillë si “nevojë elementare”.
Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me ngritjen e çmimit të kafeve:
Statusi i plotë i Gërgurit:
Nuk ka më kafe 50 cent në Ferizaj!
Marrëveshje e heshtur për rritje çmimi, kafiteritë e Ferizajt në mënyre unanime kanë vendosur të rrisin çmimin e kafes.
Ky vendim dëmton xhepin e qytetarëve edhe ashtu të varfër.
Ky vendim është marrë nga kafiteritë ferizajase pa paralajmërim, në mënyrë të msheftë për të mos u hetuar nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës. Ndërkohe tani është koha kur vijnë mërgimtarët dhe ne i presim ata me ngritje çmimesh.
E kuptoj që gjatë kohës së pandemisë nuk kanë punuar, mirëpo kjo nuk është arsye, sepse kafiteritë janë të liruara nga taksat komunale. Kërkoj që ky vendim të shqyrtohet nga Shoqata e Gastronomëve të Ferizajt!












