Andoni: Brukseli nuk dha rezultate ndaj faktori amerikan ndërhyri në dialogun Kosovë-Serbi

Andoni: Brukseli nuk dha rezultate ndaj faktori amerikan ndërhyri në dialogun Kosovë-Serbi

Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun. Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni tha se faktori amerikan po ndërhyn në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasi puna e bërë nga Brukseli nuk ka […]

Më 27 qershor, përfaqësues të dy qeverive, Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Uashingtaon me ftesë të Richard Grenell, për të rinisur dialogun.

Në një intervistë për Ora News, analisti Ben Andoni tha se faktori amerikan po ndërhyn në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, pasi puna e bërë nga Brukseli nuk ka dhënë rezultatet e duhura.

Ben Andoni: ”Nuk është i mënjanuar Brukseli, thjesht Brukselit i është treguar që rentabiliteti i asaj që është bërë deri më tani, duke nisur nga zonja Ashton dhe pastaj nga pasardhësja e saj Mogerini, nuk kanë sjellë rezultatet e duhura. Madje edhe artikulimet e guximshme të tyre, përsa i përket ndërrimit të territoreve më shumë kanë prishur frymën e dialogut se sa kanë pasur një lloj sinergjie për të vazhduar më tej. Është futur faktori amerikan, ku Grenellit i vihen mbi kurriz shumë mëkate deri më tani.”

Më tej, Andoni shtoi se deri më tani nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në marrëveshje, përveç problemit ekonomik.

Ben Andoni: ”I vetmi problem është ajo që publiku nuk do e marrë vesh asnjëherë. Ju e dini që në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka parime bazë që ratifikohen nga parlamentet respektive. Asnjëherë nuk kuptohet ose asnjëherë nuk sqarohen anekset e marrëveshjeve. I gjithë problemi që shtrohet në ditët tona, është neve sa do marrim vesh nga anekset që do bëhen në këtë marrëveshje. Deri më tani në sipërfaqe është problemi ekonomik.”

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti në online Renato Çaushi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?