Akuzat për zgjedhjet serbe, Bytyqi i PDK-së i reagon Abrashit të VV-së

Akuzat për zgjedhjet serbe, Bytyqi i PDK-së i reagon Abrashit të VV-së

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Vetëvendosjes Artan Abrashi, se PDK po hesht kundrejt Qeverisë Hoti për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë. Në një postim në Facebook, Bytyçi ka shkruar se qeverisja aktuale është vazhdimësi e Qeverisë Kurti, e cila e mbylli kufirin me Shqipërinë […]

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Vetëvendosjes Artan Abrashi, se PDK po hesht kundrejt Qeverisë Hoti për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka shkruar se qeverisja aktuale është vazhdimësi e Qeverisë Kurti, e cila e mbylli kufirin me Shqipërinë dhe hapi kufirin me Serbinë gjatë kohës me pandemi.

“Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk iu pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish- kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deputeti i Lëvizjes VV, Artan Abrashi po pyet se ku është PDK-ja në kohën kur Qeveria Hoti, si vazhdimësi e Qeverisë së mashtrimit Kurti, po lejon në kohë pandemie të mbahen zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Unë e kuptoj Artanin, e vret ndërgjegjja, disi nuk ju pritet seanca e radhës për të thënë sa bashkëpunues me Serbinë janë ish kolegët e tyre të koalicionit, sikurse Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në pushtet.

Por, Artani nuk flet se si partia e tij në krye me Albin Kurtin e mbylli kufirin me Shqipërinë e ja zgjati dorën e bashkëpunimit Serbisë, duke ja hapur kufirin, e duke e dorëzuar një pjesë të kontrollit në veriun e Kosovës.

Ai me vetëdije e anashkalon argumentin që këto ngjarje janë vazhdimësi e ngjarjeve që filluan me Qeverinë Kurti.

Deputeti Abrashi, nuk duhej të pyes se ku është Partia Demokratike e Kosovës, sepse dihet, është në ballë të opozitës.

Pyetja që do shtruar është: Ku është Lëvizja Vetëvendosje, e çka bënë sa ishin në pushtet?

Kuptohet që përpos bashkëpunimit të shkëlqyer që kishin me Vuçiqin dhe Serbinë, shumë pak mund të thuhet për ta. Sigurisht, për të qenë korrekt, nuk duhet harruar punësimet në borde.

Për pjesën tjetër patetike e kinse patriotike të reagimit të deputetit Abrashi, nuk ka çka të thuhet. U pa puna juaj dhe tani, ju lutem, qëndroni në heshtje nga turpi i nënshtrimit ndaj Serbisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?