Akuza të reja rreth vrasjes së George Floydit

Të mërkurën janë ngritur padi të reja kundër të gjithë zyrtarëve policorë të shkarkuar, të cilët kanë qenë prezentë kur i është bërë presion afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili më vonë ka vdekur në Mineapolis. Akuza kundër ish-policit, Derek Chauvin, është ngritur në vrasje të shkallës së dytë nga ajo e tretë sa ka qenë […]

Akuza kundër ish-policit, Derek Chauvin, është ngritur në vrasje të shkallës së dytë nga ajo e tretë sa ka qenë fillimisht, ka njoftuar Prokurori i Përgjithshëm i Minesotas, Keith Ellison.

Vrasja e shkallës së dytë mund të ndëshkohet me burgim deri në 40 vjet.

Tre zyrtarë tjerë policorë, Tou Thao, Thomas Lane dhe J Alexander Kueng përballen me akuza për ndihmë dhe bashkëfajësi në vrasje.

Vdekja e Floydit ka nxitur protesta të mëdha në gjithë Shtetet e Bashkuara kundër racizmit.

Protestat janë duke bërë thirrje edhe kundër vrasjes së amerikanëve me ngjyrë nga ana e zyrtarëve të bardhë policorë.

Shumica e protestave, që po zhvillohen për tetë net me radhë, kanë qenë të qeta, ndonëse në disa raste ka shpërthyer dhuna, çka ka rezultuar me vënie të kufizimeve në lëvizje në disa qytete amerikane.

Vrasjet e shkallës së parë dhe asaj të dytë, me ligjin e Minesotas, kërkojnë prova se i pandehuri ka pasur qëllim vrasjen.

Vrasja e shkallës së tretë nuk kërkon prova se i pandehuri ka pasur qëllim që viktima të vdesë, mirëpo vetëm të vërtetojë se veprimet e të njëjtit kanë qenë të rrezikshme dhe se janë kryer pa marrë parasysh jetën e njeriut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?