Ahmeti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë, Kosova t’i besojë SHBA-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Kosova duhet domosdo të ulet në tavolinë me palën serbe. Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-së. Duke folur rreth rrezikut të ndarjes së Maqedonisë Veriore, nëse do të […]

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Kosova duhet domosdo të ulet në tavolinë me palën serbe.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen pa ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve e sidomos të SHBA-së.

Duke folur rreth rrezikut të ndarjes së Maqedonisë Veriore, nëse do të ketë lëvizje të kufijve Kosovë-Serbi në marrëveshjen finale, Ahmeti tha se nuk ekziston një rrezik i tillë, pasi që Shkupi zyrtar është pjesë e NATO-s.

“Marrëveshja Prishtinë Beograd është shumëfish më e vështirë se sa çështja e emrit në kontestin Maqedoni-Greqi. Çdo marrëveshje që arrihet në këto situata do të kritikohet nga një pjesë e njerëzve. Nuk ka marrëveshje pa kompromis. Shkencërisht është e vërtetuar se kompromisi është gjëja më e mirë. Duhet të shikohet se cila është zgjidhja më pak e dhimbshme. Jam për arritjen e marrëveshjes, jo për ndryshim kufijsh, por kjo do të varet nga negociatat. SHBA janë të interesuara ta përmbyllin procesin e dialogut. Unë i besoj SHBA-së pa rezervë. Ato gjithnjë i qëndrojnë fjalë që kanë dhënë. Edhe kosovarët duhet t’i besojë SHBA-së”, është shprehur ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?