Ahmeti jep 8 rekomandime rreth situatës me pandeminë, përmend edhe ‘imunitetin kolektiv’

Ahmeti jep 8 rekomandime rreth situatës me pandeminë, përmend edhe ‘imunitetin kolektiv’

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, thotë se komuna nuk e ka përgjegjësinë e vendosjes së masave dhe kufizimit. Por ai jep 8 rekomandime, që thotë se duhet t’i bëjnë IKSHP dhe Ministria rreth situatës së krijuar së fundmi, ku shifrat me koronavirus në Kosovë, janë rritur shumë. Ahmeti sugjeron që të ndiqen shembujt e vendeve […]

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, thotë se komuna nuk e ka përgjegjësinë e vendosjes së masave dhe kufizimit.

Por ai jep 8 rekomandime, që thotë se duhet t’i bëjnë IKSHP dhe Ministria rreth situatës së krijuar së fundmi, ku shifrat me koronavirus në Kosovë, janë rritur shumë.

Ahmeti sugjeron që të ndiqen shembujt e vendeve të tjera si testet serologjike, e mes tyre, përmend edhe imunitetin kolektiv.

Ja shkrimi i plotë i Ahmetit:

Komuna e Prishtinës nuk e ka përgjegjësinë e vlerësimit të situates epidemiologjike. Dhe po ashtu nuk e kemi përgjegjësinë e vendosjes së masave të kufizimit. Deri më tani jemi fokusuar në zbatimin e krejt vendimeve të qeverisë pa marr parasysh se kush e udhëheq apo kush është në të.

Por, duke marr parasysh situaten e ditëve të fundit, reagimin e qeverise dhe deklaratat e IKSHP, si komunë kemi vlerësuat situatën, kemi diskutuar me ekspertët tonë, dhe kemi analizuar reagimet e shteteve tjera ne po i japim këto propozime.

Këto nuk janë kritikë ndaj IKSHP e as ndaj Ministrisë por vetëm sygjerime për situaten e krijuar.

  1. Te mos ndjeken testimet e kontakteve më – gjurmimi epidemiologjik është bërë i pamundur, një rast pozitiv nuk ka mundësi të identifikoj të gjithë njerëzit që i ka takuar në rrugë, në punë, në restorat, në bankë, në protestë etj. Pra, është e pamundur të ndjeket virusi në këtë mënyrë.
  2. Të bëhen testet serologjike – edhe si hulumtim edhe si testim pêr qytetarët. Me 1000 teste serologjike (të gjakut dhe të shpejta) ne do tê kuptojmë se sa njerëz si përqindje e kanë pas virusin dhe e njejta mostër mund të përdoret për të ditur sa e kanë. IKSHP sot nuk e ka (e do të duhej ta kishte) vlerësimin shkenëor të zhvillimit të virusit në Kosovë. Kjo do të na mundësonte që të kuptojmë situaten në Komuna, strukturen demografike dhe informata të tjera për imunitetin kolektiv. Komuna e Prishtinës mund ta bëj brenda javës këtë nê qofte se na lejohet për të gjitha komunat.
  3. Në instituëionet publike të testohen vetëm rastet me simptome që paraqiten në këto instituëione.
  4. Të deëentralizohet testime në instituëionet e tjera publike në Komuna dhe ne klinika private me rregulla të qarta se ëilat lloje te testeve pranohen. Këru mund të testohen vullnetarisht qytetarët që dojnë me e dit a e kanë virusin. Kjo të bëhet me pagesë dhe rezultatet të dërgohen në IKSHP në mënyrë obligative. Në Kosovë janë 43 mikrobiologë dhe ka kapaëitete testuese.
  5. Të bëhet analizë e komplikimeve të paëientëve që nga fillimi i pandemisë dhe të fataliteteve dhe të ndërtohet profili i komplikimeve. Në qoftë se del se të rrezikuar në vendin tonë janë të moshuarit dhe ata me sëmundje shoqëruese (dhe çfarëdo grupi tjetër) atëherë politikat preventive duhet të fokusohen në këto grupe prej ndalesës së levizjes e deri të udhëzimet e qarta si të veprohen ne shtëpitë ku ka të moshuar dhe me sëmundje shoqëruese.
  6. Fokusi i trajtimit të jetë në përballimin e fluksit të paëientëve me komplikime. Qeveria – rrjedhimisht IKSHP duhet të kenë skenare dhe të kërkojnë ndihmen e Komunave, në skenarin kur nuk janë më shumë se 200 të shtruar apo 80 në nevojë për oksigjenoterapi, skenari dy ku nevojiten hapësira dhe shtretër shtesë – psh ne si Prishtinë kemi mundësi e deri te skenari i rëndë i mungesës së respiratorëve. Përndryshe instituëionet pa plan jane instituëione në panik, e instituëionet në panik janë pasojë për qytetarët.
  7. Hovi i virusit duhet të ndalet me kufizime sipas mundësive por jo duke dëmtuar aktivitetin ekonomik. Ata që nuk janë ne grupet e të rrezikuarve të kujdesen me maska e distanëë me përgjegjësi personale. Numri i rasteve me virus nuk është alarmant në qoftë se nuk shtohet numri i të shtruarve dhe me komplikime. Në fakt ndërtohet një imunitet kolektiv.
  8. Të ndërtohet apo blehet një aplikaëion (mundësisht në bloëkëhain) ku një qytetar lehtë mund ta dëshmojë se është testuar apo që ka kaluar virusin. Aktivitetet e palejuara të mund të zhvillohen në qofte se ka garanëione të tilla për pjesëmarrësit.

Ne duhet të mësohemi të jetojmë me virusin deri ne zbulimin e vakëinës. Kjo nuk është vala e dyte, në fakt është pjesa e dyte e valës së parë. Për të përfunduar vala e parë duhet të kalojne 28 ditë me zero raste.

Prandaj, këto masa na ndihmojnë edhe për këtë fazë e edhe për valen e dytë potenëiale në vjeshtë. Në qofte se bashkëpunojmë do të ja dalim pa pasoja të mëdha shëndetësore.

Përndryshe, Prishtina do te veprojë në këtë drejtim si komunë për kuptuar edhe më mirë situaten edhe për të reaguar më mirë.

Faemnderit

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?