Abuzimi i 15 vjeçares, Rama: Po bëhet viktima mish për top

Abuzimi i 15 vjeçares, Rama: Po bëhet viktima mish për top

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur për rastin e abuzimit të 15-vjecares në parlament me tone të ashpra. Nisur nga diskutimet e shumta mbi këtë çështje Rama tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, pasi “u kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në atë psikologjik […]

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka folur për rastin e abuzimit të 15-vjecares në parlament me tone të ashpra.

Nisur nga diskutimet e shumta mbi këtë çështje Rama tha se kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, pasi “u kalua në abuzim që nuk është në nivelin e dhunimit trupor, por në atë psikologjik të një populli të tërë. Është fatkeqësi që disa njerëz që kanë mundësinë e një mikrofoni pavarësisht së ç’janë e marrin viktimën dhe e bëjnë mish për top. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

Kur e vetmja kërkesë është ruajtja e anonimitetit. Kjo është kanibalizëm, është fatkeqësi të shikosh se si një viktimë e dhunës përdoret kështu me dhe pa vetëdije.

E keni dhunuar dhe nga ana tjetër unë nuk besoj që ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit e kanë hallin vertët të ajo viktimë, nuk mbron dot një viktimë të abuzimit duke akuzuar një tjetër. Nuk funksionon.

Kisha katolike ka hyrë në një luftë të tmerrshme me pedofilinë, kardinalë, peshkopë të përfshirë në skandalë ekstreme seksuale.

Dhe kjo gjë që e ka goditur në mënyrë shumë të egër kredibilitetin e saj nuk ka qenë kurrë as brenda kishës as jashtë , s’ka qenë një arsye për të rrënuar kishën , besimin. Këtu viktima është marrë dhe është bërë paçavure. Dhe jam i bindur që askush s’ka shkuar të qajë hallet pa lënë që të merret vesh.

Ndërkohë që e di që dikush e ka bërë këtë në heshtje, ajo është ministrja. Çfarë duan këta çakejtë, që ministrja të bëjë krim , ta bëjë rastin publik apo që të marrë masat siç i ka marrë. Abuzuesit e tyre janë të afërmit. Këto krime janë të vështira për tu kapur, por nëse kthehen siç janë bërë do kemi 0 denoncime, është t’i thuash atyre që janë objekt i ngacmimeve mos guxo të denoncosh se do bëhesh thashethemnajë. Dhe kur ndodhi këto nuk është rasti për tu kujtuar për viktimat, por për tu kujtuar se cfarë bëhet këtu, në ekrane, përdoren fyerje që askush nuk na i ka thënë më parë.

Kush e përdor mikrofonin për fjalë të ulëta, shpifje shantazh apo kërcënim është më keq se sa ia përdhunesi atje, sepse ai atje është një monstër që se ka pasur shansin për të patur gjërat ku dhe ne jemi sot”, tha Rama, raporton TCh.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?