Abrashi: Hoti s’ka muskuj, por është profesionist dhe shumë i vendosur

Abrashi: Hoti s’ka muskuj, por është profesionist dhe shumë i vendosur

Ministri në ardhje i Insfrastrukturës, Arban Abrashi, lavdëroi Kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, duke thënë se mes tjerash është edhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. “Synimi i qeverise Hoti ka me qenë trajtimi me më seriozitet i pandemisë dhe i rimëkëmbjes ekonomike”.     “Hoti s’ka muskuj, por është shumë […]

“Synimi i qeverise Hoti ka me qenë trajtimi me më seriozitet i pandemisë dhe i rimëkëmbjes ekonomike”.

 

 

“Hoti s’ka muskuj, por është shumë i vendosur. Është shumë profesionist dhe njeri i duhur për rimëkëmbjen ekonomike”.

Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Vjosa Osmanit  në vendimet e fundit të partisë së saj, Abrashi tha se me çështjet e tilla do të merren organet e partisë.

“Edhe për neve është e pakuptimtë sepse po flasim për parti politike që garojnë me e qeverisë vendin me programin e tyre dhe secili anëtar duhet të jetë përkrahës”.

“Do të shohim ditëve në vijim në organin tonë. Janë organe të partisë ata që i ngrisin çështjet në mbledhjen tona”.

“Po nënkuptohet që Vjosa s’po e do LDK-në se sot është dashur që ta përkrahë Qeverinë Hoti. Mendoj se sot është dashur të përkrahet partia dhe subjekti”.

“Megjithatë LDK jeton në një pluralizëm më te theksuar se subjektet tjera. Edhe Haziri mund të ketë vërejte po ashtu, por kam biseduar dhe jemi plotësisht në rregull”.

Abrashi u shpreh po ashtu se nga ngjarjet e fundit politike duhet të marrin mësim subjektet partiake në vend.

“Një subjekt që ka dalë i pari në zgjedhje me vetëm një votë më shumë nuk duhet të sillet si autoritar karshi subjekteve tjera politike. Duhet të mësojmë të bashkëjetojmë në kuadër të parlamentit dhe të bëjmë kompromise qeveritare”.

“VV thirret në popull, por sot para Kuvendit nuk kishte më shumë se 50 persona”, u shpreh ai në Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?