Abazi i VV-së thotë se po verifikohet dyshimi se Qeveria Hoti nuk i ka pasur votat e mjaftueshme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilën ka treguar se ekzistojnë dyshime që Qeveria Hoti nuk i mori 61 vota PRO por vetëm 60. Një gjë e tillë do të nënkuptonte se i gjithë formimi i kësaj qeverie ishte në fakt një gabim […]
Një gjë e tillë do të nënkuptonte se i gjithë formimi i kësaj qeverie ishte në fakt një gabim teknik, dhe kësisoj qeveria Hoti si jo-ekzistence.
Sipas kryesuesit të seancës, z.Kujtim Shala, 61 vota kishin qenë pro formimit të Qeverisë, 24 kundër dhe 1 abstenim, shkruan Periskopi.
Por, Abazi nga Vetëvendosje shton se ky dyshim është “duke u verifikuar”, pasi që votimi ka ndodhur me ngritje dore.
Statusi i plotë:
Ka lindur dyshimi që sot në seancën e Kuvendit qeveria Hoti nuk ka marrë 61 vota PRO, por vetëm 60. Numri minimal i votave për të patur shumicën në Kuvendin e Kosovës është 61 vota. Ky dyshim mbi numrin e votave është duke u verifikuar në ndërkohë, pasi votimi ka ndodhur me ngritje dore.












